Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kukës, 13-14 Qershor 2008 – U mbajt samiti i Universiteteve shqipfolëse

 

Më 13 dhe 14 qershor në Kukës u organizua Samiti i Universiteteve shqipfolës dhe u formua edhe Rrjeti i Universiteteve Shqipfolëse.
Iniciuar nga Universiteti i Tiranës dhe u përkrahur nga të gjithë universitetet publike dhe disa private nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.


Këtë iniciativë e përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë zt. Sali Berisha i cili përuroi këtë iniciativë të ndërmarrë nga Universiteti i Tiranës dhe falënderoi për përkrahjen nga universitetet tjera. Ai ndër të tjera potencoi se këto janë iniciativa të cilat bashkojnë shqiptarët kudo që ndodhen dhe se bashkimi në sferën akademike është nga hapat kyç drejtë këtij qëllimi. Këtë samit e përshëndetën edhe rektori i USHT, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi.


Akti dhe statuti i themelimit të rrjetit të universiteteve u nënshkrua nga Rektorë dhe përfaqësues tjerë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve, Universiteti i Prishtinës, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Ushtarak “Skënderbeu”, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, Universiteti “Fan. S. Noli” i Korçës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Universiteti “Ufo” i Tiranës, Universiteti “Kristal” i Tiranës, Universiteti “Luarasi” i Tiranës, Universiteti Evropian i Tiranës me anë  të të cilit bien dakord në forcimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor midis universiteteve.


Objektivat e këtij rrjeti është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë në universitetet shqipfolëse nëpërmjet bashkëpunimit, krijimi i programeve të përbashkëta të studimeve pasuniversitare, realizmi i projekteve të përbashkëta, si dhe aplikime në programet shkencore të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, mobiliteti i stafit akademik dhe i studentëve etj.
Kryetar i Rrjetit unanimisht u zgjodh prof. dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës.
Në kuadër të këtij manifestimi u organizua edhe vizitë Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, aeroportit të Kukësit dhe rrugës Durrës – Kukës – Morinë.

 

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu