Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debati Universitar-Georgievski: Parlamenti është teatër “par ekselans”

 

Në emisionin e radhës të ciklit “Debati universitar në Universitetin Shtetëror të Tetovës”, përballë studentëve ka qëndruar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Lubisha Georgievski. Nga këndi i tij si njeriu i parë i dhomës ligjvënëse, Gjeorgievski ka trajtuar funksionimin e Parlamentit të RM-së, harmonizimin e legjislaturës, debatet parlamentare etj.

 

Megjithatë me interes më të madh janë pritur krahasimet që ai i ka bërë profesionit aktual dhe profesionit të vjetër të tij, regjisë. I përballur me shumë pyetje nga auditori i amfiteatrit të USHT-së, që kësaj radhe kanë qenë kryesisht studentë të Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Artit Dramatik, Gjeorgievski është përgjigjur me një modesti mjaft të madhe për sukseset dhe gabimet që ka bërë në karrierën e tij shumë vjeçare. “Kur e analizoj tash, mendoj se ka qenë një reagim që nuk duhet ti ndodh asnjë politikani. Megjithatë, unë jam njeri spontan, ndërsa spontaniteti është njerzishmëri, është mesazh. Në ato momente desha të them se u dorëzova, njëjtë si në front, ngrita duart lartë”, ka thënë Georgjievski, duke u përgjigjur në pyetjen për reagimin e tij, në ditën e incidentit mes deputetëve në Parlament. Ndërkaq kreu i Parlamentit me mjaft humor ka bërë krahasim ndërmjet Parlamentit dhe teatrit. “Parlamenti është teatër ‘par ekselans’.

 

Vetëm se unë nuk mund të bëj teatër me deputetët, sepse ata janë shumë heterogjen. Kemi të bëjmë me gjashtë grupe parlamentare, nga të cilat katër janë të pozicionuar si kundërshtar të mëdhenj të njëra tjetrës. Nëse njëra anë thotë se sot është dita e enjte, të tjerët do të vriten duke pohuar se sot është e premte” ka thënë Georgjievski. Në vazhdim, po ashtu me dozë të shprehur humori, kryetari i Parlamentit ka bërë krahasimin ndërmjet deputetëve dhe aktorëve. “Deputetët janë manipulues, ata vetëm manipulojnë. Ndërsa artistët janë engjëj që manipulohen lehtë. Në anën tjetër, regjisorët janë vetëm publik që ndjekin provat, ata që nuk kanë pasur aftësi të bëhen aktorë” është përgjigjur Georgjievski. Në bllokun e veçantë të rezervuar për pyetjet politike, ai ka qenë mjaft i rezervuar në përgjigjet e tij.

 

“Abrogimi i Ligjit për përdorimin e flamujve është një çështje mjaft e ndjeshme. Nga pozicioni që jam, nuk do të kisha dashur që ta komentoj, meqenëse Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë gjyqësor dhe vendimet e saj nuk komentohen”, është përgjigjur kreu i Parlamentit.

Ai gjithashtu nuk ka dhënë përgjigje direkte lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se kjo çështje i përket dialogut mes liderëve të partive politike. Megjithatë ai ka potencuar se përdorimi i gjuhës shqipe në Parlament duhet të aplikohet gradualisht, fillimisht në udhëheqjen e seancave të Komisioneve parlamentare dhe më vonë në udhëheqjen e seancave parlamentare.

Përveç studentëve, pyetje për krye parlamentarin ka parashtruar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili gjithashtu ka marrë pjesë. Në auditorin e Rektoratit të USHT-së, në emision, të pranishëm kanë qenë edhe udhëheqësia më e lartë e USHT-së, respektivisht, Prorektori për shkencë prof. dr. Agim Shabani, sekretari i përgjithshëm Ali Salihi, dekani i Fakultetit Ekonomik doc. dr. Petrit Pollozhani, shefi i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, doc. dr. Senad Abdyli, shefi i programit studimor të infermierisë, doc. dr. Nexhbedin Karemani etj.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu