Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Ish-Rektori i Universitetit të Shtudgardit prof. dr. Martin Stroher në USHT
Tetovë, 15 shkurt - Fizika dhe ekologjia e ndërtimit, ka qenë tema e parë të cilën prof. dr. Martin Stohrer, ish-Rektor i Universitetit të Shtudgardit e ka trajtuar para studentëve të arkitekturës dhe ndërtimtarisë, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Paraprakisht, prof. dr. Stroher është pritur nga Prorektori për shkencë i USHT-së, doc. dr. Agim Shabani, shefi i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, doc. Senad Abdyli, doc. dr. Kujtim Elezi dhe mr. Shasim Asanoski.
“Tendencat tona janë që studentëve t’u ofrojmë studime kualitative. Në këtë drejtim, ligjëratat tuaja do të shërbejnë për rritjen e kualitetit, ndërsa shkenca dhe përvojat gjermane do të zënë pozicion të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove tona”, ka thënë Prorektori Agim Shabani. Prof. dr. Martin Stohrer, ka thënë se qëllimi i këtyre ligjëratave në fizikën e ndërtimit është ekstradimi i njohurive tek studentët, të cilat do t’u shërbejnë për ngritje profesionale dhe shkencore. “BE-ja ka aplikuar një normativ për koeficientin e energjisë së ndërtimeve të reja.
Sipas kësaj çdo ndërtim duhet të pajiset me një leje të posaçme, që njerëzit të kenë kujdes ku ndërtojë. Shpresoj se kjo praktikë së shpejti do të aplikohet edhe në Maqedoni. Shefi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, doc. Senad Abdyli, gjatë takimit ka folur për prioritet që ka USHT-ja në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai gjithashtu ka folur për aplikimin e metodave shkencore që ligjërohen në USHT, nga ana e sektorit ndërtues në Tetovë.
“Me ndihmën e ligjëruesve tanë, doc. Elezi dhe mr Asanoski, së shpejti do të përgatisim literaturë e cila do t’u ndihmojë ndërtimtarëve në Tetovë dhe më gjerë, që të aplikojnë standarde të kërkuara nga BE-ja”, tha doc. Senad Abdyli. Prof. dr. Martin Stroher do të qëndrojë për disa ditë në USHT dhe do të ligjërojë para studentëve të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara. |
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


