Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Profesorë nga Laboratori Italian qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës

 

Tetovë, 13 shkurt - Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), ka qëndruar një delegacion italian nga INTERNATIONAL MANAGEMENT GROUP ,,IMG". Delegacionin e ka udhëhequr prof. dr. Cossio Gianmaria, përgjegjës në laboratorin e mikrobiologjisë, dhe dr. Ettore Salvagni përgjegjës në laboratorin e kimisë nga laboratori ARPA FVG (Agenzia Regiaonale per le Protezione dell’Ambiente) nga qyteti Udine, Republika e Italisë.

Qëllimi i vizitës ishte kontrolli dhe konstatimi nga ana teknike për objektin e filluar të laboratorit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik pranë USHT-së, respektivisht, Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit. Në takimin me këtë delegacionin Rektori i USHT-së prof. dr. Sadi Bexheti prezantoi rrjedhat në Universitet dhe përshëndeti fillimin e realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm. Ai e informoi delegacionin se është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në mes USHT-së dhe Universitetit të Udines, në sferën e bujqësisë, ushqimit dhe turizmit ku së shpejti do të realizohen vizita dhe përvoja shkencore të reja në mes profesorëve, asistentëve dhe studentëve në mes këtyre dy universiteteve, me qëllim të ngritjes së kualitetit mësimor në shërbim të studentëve. Mr. sc. Namik Durmishi udhëheqës i Programit studimor pranë Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, me profesorë nga ky fakultet, prezantoi planin dhe programin e këtij drejtimi studimor, rëndësinë e këtij drejtimi dhe nevojat që duhet plotësuar për prodhuesit dhe përpunuesit e produkteve ushqimore.

Gjithashtu u bisedua se hapja e laboratorit pranë këtij fakulteti do të nxjerr në sipërfaqe një realitet të ri, kuadro- teknologë të diplomuar të ushqimit, duke ju ndihmuar prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë ushqimore rreth standardizimit të produkteve ushqimore minimizimin e shpenzimeve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, rritjen e eksportit në tregjet evropiane, me aplikimin e standardeve evropiane EUROP GAP, HACCP, ISO 9001-2000, që janë kërkesa kryesore dhe obliguese për kualitet. Gjithashtu, është realizuar një vizitë tek prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Caseificio Cesarina-Fejzi, në Gostivar, fabrikë e cila i ka implementuar standardet për kualitet HACCP, ISO 9001-2000, me ç’rast pronari i kësaj fabrike theksoi se ky projekt i laboratorit për kontrollin e kualitetit të produkteve ushqimore pranë këtij Fakulteti në Tetovë do të jetë shumë i rëndësishëm dhe do të ndikojë shumë në përmirësimin dhe kontrollin e kualitetit të produkteve ushqimore, si në aspektin cilësor edhe atë të sigurisë ushqimore.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu