Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debat Universitar: “Relacionet shqiptaro-shqiptare pas pavarësimit të Kosovës”

 

Tetovë, 14 shkurt – “Relacionet shqiptaro-shqiptare pas pavarësimit të Kosovës” ka qenë tema e radhës në Debatin Universitar. Të enjten në mbrëmje, para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe “TVM”-së, Mustafa Nano analist dhe udhëheqës i emisionit “Dezhavy” në televizionin Top Channel, Mentor Nazarko – analist politik, Rexhep Hoti, ish këshilltar i kryeministrit të Kosovës dhe botues i gazetës INFO PRESS, si dhe Naser Ziberi, ish-zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë, kanë trajtuar problemet me të cilat do të ballafaqohet Kosova pas pavarësimit, qëndrimet politike që duhet të mbajnë Tirana zyrtare, faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, si dhe analizë procesit në përgjithësi.

Analisti Mustafa Nano ka bërë një analizë paralele të ambientit politik në Kosovë dhe në Shqipëri, si dhe reflekseve të paraqitura nga faktori ndërkombëtar. “Shqipëria, apo trojet shqiptare nuk paraqesin ndonjë interes të madh për fuqitë e mëdha, edhe pse, tek ne shqiptarët është krijuar një iluzion i rrejshëm se Shqipëria është parajsa. Shqipëria, apo trojet shqiptare, si edhe Kosova, janë vende të zakonshme, pa resurse të mëdha. Por më e rëndësishme është, se në këtë periudhë, për ne shqiptarët fryjnë erëra pozitive”, ka thënë analisti Mustafa Nano.

Ndërkaq, botuesi i gazetës INFO PRESS, Rexhep Hoti ka folur për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe respektimin e të drejtave të pakicave. “Ne nuk do ta harrojmë historinë tonë, kurrë nuk mund të ikim nga historia jonë. Megjithatë, Kosova nuk do ta ndërtojë të ardhmen në bazë të së kaluarës. Kosova do të jetë një shtet ku të drejtat e pakicave do të respektohen në maksimum”, ka thënë Hoti. Në anën tjetër, ish-zëvendëskryeministri Naser Zyberi, ka trajtuar pozicionin që duhet të mbajnë shqiptarët jashtë Kosovës, në periudhën kur kjo çështje është duke u zgjidhur. “Shqiptarët janë në një moment historik, kur duhet ta dëshmojnë konstruktivitetin e vet, në drejtim të krijimit të një politike sa më pro pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Ziberi. Analisti Mentor Nazarko ka trajtuar problematikën e qëndrimeve të shteteve fqinje të Kosovës, me theks të veçantë pozicionin e Maqedonisë, kundrejt pavarësisë së Kosovës.

“Janë tri arsyet kryesore pse Maqedonia ndryshoi qëndrimin për pavarësinë e Kosovës. Së pari, është forcimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, e dyta është frika e Maqedonisë nga popujt fqinj, përderisa maqedonasit janë popull më i vogël. Dhe e pika e tretë është se, forca më e madhe ka dashur që rajoni si tërësi të integrohet fillimisht në Nato”, ka thënë Nazarko.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu