Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Universiteti Shtetëror i Tetovës zgjëron bashkëpunimin edhe me Universitete të Bosnjë dhe Hercegovinës
14-15 Shkurt, 2008 – Në manifestimin me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Universitetit “Xhemal Bijediq” në Mostar, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.dr. Sadi Bexheti ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet janë nënshkruar me Universitetin “Xhemal Bijediq” përfaqësuar nga Rektori, Prof.dr. Fuad Qatoviq dhe Universitetin e Tuzllës, përfaqësuar nga Rektori, Prof.dr. Xhemo Tufekçiq. Me këtë hap USHT ec drejt plotësimit të njërës nga shtyllat kyçe të misionit të tij, gjegjësisht internacionalizimit të universitetit.
Dy rektorët e universiteteve në Bosnjë dhe Hercegovinë përshëndetën këtë iniciativë të nisur nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe ndër të tjera theksuan se marrëveshjet e këtilla jo vetëm që kanë ndikim në zhvillimin e vet universiteteve por qëllimi kryesor i tyre është ngritja e kualitetit të mësimdhënies, përshtatjes së kurikulumeve në bazë të sistemit ECTS dhe ajo që është më e rëndësishme është se studentët kanë lehtësime të mëdha po që se shprehin dëshirë të studiojnë në këto universitete. Rektori i USHT-së shkurtimisht prezantoi Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe poashtu falënderoi të dy universitetet për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim duke theksuar se kjo është vetëm një vazhdim i bashkëpunimit që më herët ka ekzistuar mes Bosnjës dhe Maqedonisë.
Marrëveshja përmban disa pika ndër të cilat mund të veçohen këmbimi i përvojave dhe informatave për proceset didaktike, këmbimi i studentëve dhe profesorëve në studime deridiplomike, postdiplomike, dhe studimeve të doktoraturës, organizimin e simpoziumeve shkencore, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive, kulturore etj. Disponim i palëve nënshkruese është që të thellojnë bashkëpunimin edhe në fusha tjera të cilat janë të interesit të përbashkët dhe synojnë avancimin dhe rritjen e kualitetit të mësimdhënësve në veçanti dhe mësimdhënies në përgjithësi. Me rastin e përvjetorit të Universitetit “Xhemal Bijediq” në Mostar, rektori i USHT-së, Prof.dr.Bexheti në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha “Me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin “Xhemal Bijediq” në Mostar dhe me Universitetin e Tuzllës hapim dyer të reja për studentët tonë dhe njëkohësisht me këtë plotësojmë edhe detyrimet tona ndaj studentëve.” Në akademinë solemne ishin prezent edhe rektorë tjerë nga Universitetet e regjionit si: Universiteti i Sarajevës, Universiteti i Bihaqit, Universiteti i Mostarit, Universiteti privat “Meridian” nga Mali i Zi dhe përfaqësues tjerë të jetës akademike, politike, kulturore dhe fetare të Mostarit. Me këtë rast poashtu Rektori i USHT-së mori pjesë edhe në takimin e Konferencës Ndëruniversitare të Rektorëve të Universiteteve të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Kjo konferencë kryesohej nga Rektori i Univerzitetit të Tuzllës, Prof.dr.Tufekçiq dhe u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen institucionet e arsimit të lartë dhe mënyrat se si më së lehti të evitohen ato, këmbimi i përvojave dhe njohurive. Meqë në vitin akademik 2008/2009 fillon edhe fakulteti i shkencave të mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me programet studimore mjekësi e përgjithshme dhe stomatologji, për këtë qëllim në Sarajevë janë organizuar takime me dekanin e Fakultetit të mjekësisë, me dekanin e fakultetit të infermierisë, prodekanen për studime pasdiplomike në fakultetin e mjekësisë dhe drejtorin gjeneral të Qendrës Klinike të Universitetit të Sarajevës. Pëerfaqësuesit e USHT-së u takuan me dekanin e fakultetit të studimeve mjekësore Prof.dr Faruk Dallagija, prodekania për mesim Doc.dr Fatima Jusupoviq dhe prodekani për studime pasdiplomike Prof.dr.Hamdija Ramiq të cilët shprehën mirëseardhje dhe gatishmëri që të ofroj përkrahje USHT me kurrikulumet dhe ligjëruesit të cilët i ka ky fakultet. Në këto takime poashtu u ofrua edhe ndihma e personelit akademik dhe administrativ për USHT në procesin e hapjes së drejtimeve të reja në kuadër të fakultetit të shkencave mjekësore të USHT-së, të cilat funksionojnë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës. Prodekania për studime deridiplomike Dr. sci. Lidija Lincender, poashtu theksoi mundësinë për studime deridiplomike dhe post diplomike. U theksua edhe mundësia e punimeve të projekteve të përbashkëta si dhe studime të doktoraturës të interesuarve nga Universiteti Shtetëror i Tetovës nga lëmi i mjekësisë me kushte të njëjta si qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. Drejtori gjeneral i Qendrës klinike të universitetit të Sarajevës Prof.dr Faris Gavrankapetanoviq prezantoi shkurtimisht përmbajtjen e QKUS dhe mundësitë për të ndihmuar Universitetin Shtetëror të Tetovës për sa i përket specializimit të mjekëve dhe të kuadrit arsimor të USHT në QKUS, ligjërata nga profesorët e tyre në USHT dhe aktivitete të tjera duke ofruar mundësitë teknike dhe ekspertizën e personelit akademik dhe atij profesional me të cilin disponon kjo qendër. |
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


