Lajme:

 

Prof. Dr. Agim Vela zgjidhet ushtrues detyre Rektori i USHT-së

 

EmailShtyppdf
Në mbledhjen Senatit të USHT-së, më 14 prill 2009, me 21 vota ,,për” nga gjithsej 22 anëtarë (një nga anëtarët e Senatit nuk ka marrë pjesë në mbledhje), prof. dr. Agim Vela u zgjodh ushtrues detyre Rektor i USHT-së.

 

Sot në pres konferencën me gazetarë rektori i mëparshëm, prof. dr. Sadi Bexheti i uroi punë të mbarë ushtruesit të detyrës Rektor i sapozgjedhur, prof. dr. Agim Velës duke ia uruar detyrën e re. ”Nga të gjitha propozimet e bëra, përparësi iu dha profesorit Agim Vela, i cili deri tash ka qenë prorektor për çështje arsimore në USHT. Prof. dr. Agim Vela ka një të kaluar të begatshme mësimore-shkencore. Punën pedagogjike e ka filluar në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1974. Më e rëndësishme është se profesori nuk i takon asnjë partie politike, asnjëherë nuk është marrë me politikë dhe mendoj nuk ka gabuar Senati që ia besoi këtë detyrë pikërisht profesorit Agim Vela, sepse nuk do të kemi ndikime politike dhe partiake në Universitet. Profesorit i dëshiroj sukses në vazhdimin e punës të cilën e kemi nisur së bashku”, tha rektori i mëparshëm, prof. dr. Sadi Bexheti.

 

Ndërsa ushtruesi i detyrës Rektor, prof. dr. Agim Vela u shpreh se projektet do t’i vazhdoj aty ku rektori i deritashëm i ka lënë. “Nga ardhja e prof. dr. Sadi Bexhetit si rektor, kur universitetin e gjeti me 4 fakultete, mirëpo me punën e tij titanike dhe të palodhshme, me kontributin e tij gjatë këtyre viteve këtij institucioni i dha fizionomi bashkëkohore, dhe jemi krenar për këtë. Jam i bindur se objektivat e realizimit që ka vendosur rektori i deritashëm, prof. dr. Sadi Bexheti do t’i vazhdojmë më tej. Mbetemi me shpresë se edhe Ministria do t`i kryej obligimet e veta me mbështetjen ndaj këtij institucioni”, tha profesor Agim Vela.


Më tej, ushtruesi i detyrës Rektor, theksoi se prioritet i parë do të jenë hapësirat  e USHT-së. “Kemi dy objekte që presin të përfundojnë edhe pse është dashur që të përfundojnë në vitin 2007, pajisjet e laboratorëve, përsosja e kuadrove përmes vazhdimit të studimeve jashtë shtetit, përgatitja e kurrikulave, biblioteka dhe konvikti studentor dhe vazhdimi i politikës së bashkëpunimit me institucione tjera.

 

Ndërkohë u organizua edhe ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të Rektorit, ku të pranishëm ishin dekanët, shefat e programeve studimore, profesorë dhe studentë. Në emër të të gjithë punësuarve, Talat Ademi përshëndeti zgjedhjen e prof. dr. Agim Vela për u.d. Rektor i USHT-së dhe falënderoi prof. dr. Sadi Bexhetin për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të arriturat e deritanishme në universitet. Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë, Rektorit të mëparshëm, prof. dr. Sadi Bexhetit iu dhurua një pikturë.

Prof. dr. Agim Vela në këtë post do të qëndrojë 6 muaj, deri në inicimin e procedurës së rregullt për zgjedhje të rektorit të ri të Universitetit Shtetëror tëTetovës.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000