Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debati Universitar me temë: “Kadastra, regjistrimi i pronave”

 

17 janar 2008 – Në emisionin e radhës të Debatit Universitar organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë, emisioni në gjuhën shqipe, u diskutua tema e kadastrës, funksionimi i Entit Shtetëror për punë gjeodezike si dhe procedurat dhe rëndësia e regjistrimit të pronave.

Të ftuar në debat ishin zëvendës drejtori i Entit shtetëror për punë gjeodezike, z. Bashkim Nuredini, kryetari i Komunës së Dibrës, z. Argëtim Fida, ai i Zhelinës, z. Qenan Aliu dhe kryetari i Komunës së Sarajit, z. Bekim Fazliu. Z. Nuredini prezantoi rezultatet e arritura të institucionit që drejton dhe informoi për reformat e kryera në Entin Shtetëror për Punë Gjeodezike gjatë periudhës 15 mujore. Sipas z. Nuredinit, Kadastra ka arritur të përshpejtojë procedurën e regjistrimit të pronave duke iu falënderuar kredisë së marrë nga Banka Botërore në vlerë prej afro 11 milion eurosh dhe ndihmave tjera, kryesisht nga Suedia, përmes projektit të Qeverisë i cili ka për synim regjistrimin e pronave.

“Projekti ka për qëllim evidentimin e pronave dhe patundshmërisë në masë 99% në nivel të shtetit. I gjithë projekti do të përfundoj deri në fund të vitit 2009 dhe vlerësimet e Bankës Botërore për këtë periudhë në drejtim të menaxhimin të projektit janë shumë pozitive” tha zëvendës drejtori Nuredini. Kryetarët e Komunave Dibër, Zhelinë dhe Saraj informuan për realizimin e deritanishëm të regjistrimit të pronave dhe të gjithë konkluduan se duhet të përfshihen edhe ata në mënyrë të drejtpërdrejt në këtë çështje të ndjeshme dhe shumë kruciale për shoqërinë.

Debat konstruktiv u krijua sidomos rreth Ligjit ekzistues të vitit 1986 për kadastër dhe patundshmëri, në atë se sa janë të përfshirë tash për tash kryetarët e komunave, si dhe sa duhet të përfshihen në përpilimin e ligjit të ri. Kërkesa të përbashkëta ishin edhe nevoja për decentralizim dhe marrjen e kompetencave më të mëdha në këtë drejtim, nevojën për marrjen e së drejtës për qeverisje me prona nëpër komuna, kësisoj duke krijuar balance regjionale në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja dhe beneficioneve tjera ekonomike e sociale. Sipas z. Fida, kryetar i Komunës së Dibrës, regjistrimi i pronave sjell shumë beneficione si për qytetarët, ashtu edhe për komunat. “Regjistrimi i pronave është falas dhe ky regjistrim mundëson marrjen e Fletës së pronësisë, dokument që argumenton pronësinë duke mundësuar që pronat të llogariten si hipotekë e shumë beneficione tjera. “ u shpreh z. Fida. Sipas Kryetarit të Komunës së Zhelinës, z. Qenan Aliut, kadastra është shpirti i një komune për planifikim hapësinor, infrastrukturë, për ndihmën që japin Komunës në formë taksash, për tërheqjen e investimeve të huaja dhe një varg beneficionesh tjera për Komunën dhe qytetarët. Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Bekim Fazliu informoi mbi ecurinë e deritanishme mbi regjistrimin e pronave në Saraj dhe përgëzoi Entin Shtetëror për Punë Gjeodezike për rezultatet e arritura deri tani.

 

Të pranishëm në debat ishin edhe profesorë e studentë nga Fakultetet e USHT-së, eksperti i gjeodezisë z. Bashkim Idrizi, nga Bashkësia Islame, z. Jusuf Zymberi, profesorët nga Akademia diplomatike e Vjenës, profesor Cullin dhe akademiku Winter të cilët edhe rrëfyen historitë e shtetit austriak dhe francez rreth menaxhimit me tokat e patundshmëritë. Gjatë debatit u përfundua se ka nevojë për sensibilizim të qytetarëve për regjistrimin e pronave në drejtim të qartësimit të mënyrës se si mund të arrihet ky regjistrim dhe dobive që sjell regjistrimi i pronave. Zyra për informim e USHT-së  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu