
Lajme:
USHT dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Me këtë rast, Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh: “Marrëveshja mes USHT-së dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë është një ndër më të rëndësishmet.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve tona do jetë në funksion të studentëve dhe biznesit. Përmes Qendrës Studentore dhe të Karrierës së USHT-së dhe shërbimeve të Odës Ekonomike, do të vëmë në kontakt studentët me botën e ndërmarrësish, me bizneset, për punë praktike por edhe për punësime”. Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, zt. Branko Azeski theksoi: “Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen si nevojë e kohës, pas ndryshimeve në ligjin e lartë për arsim që parasheh edhe punën praktike si pjesë e studimeve.
Pikërisht këtu ndërhyjmë që të dy institucionet duke mundësuar një lidhje mes studentëve dhe komunitetit të biznesit në Maqedoni, qoftë për punësime, qoftë për punë praktike”. Marrëveshja e bashkëpunimit nga ana e USHT-së do të implementohet nga Qendra studentore dhe e Karrierës pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
|




PROGRAMI ERASMUS 