Lajme:

 

Abdylnaser Sinani mori  titullin doktor  i shkencave të sociologjisë

 

Më 15 maj 2009, në Institutin e  Sociologjisë  në kuadër të fakultetit Filozofik të Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Abdylnaser Sinani e mbrojti   disertacionin e doktoraturës dhe e mori  titullin doktor  i shkencave të sociologjisë.
Tema e punimit të  doktoraturës  me titull : “Kompjuterizimi  si  faktorë në procesin  mësimor  në të gjitha   nivelet  e arsimit  në R. e Maqedonisë”  është  mbrojtur para komisionit pesë anëtarësh  prof. dr. Zoran Matevski (mentor), prof. dr. Gjorgje Mladenovski, prof. dr. Mileva Gjurovska. prof. dr. Antonela Petkovska dhe prof. dr. Ilija Acevski, paraqet një  punim interdiciplinar  duke përfshirë  problemin  nga sfera   e sociologjisë   së arsimit,  sociologjinë e   komunikimit masivë në korrelacion me aspektet metodike lidhur me risitë dhe modernizimin  e  procesit mësimor në të gjitha nivelet e arsimit në R. e Maqedonisë. Bëhet fjalë për një   hulumtim, me të cilin bëhen përpjekje që të vërtetohet ndikimi, roli dhe efektet e teknologjive të reja kompjuterike mbi procesin e mësimit. Qëllimi parësor i këtij punimi të doktoraturës  ishte  të  përcaktohen mundësitë që i ofron kompjuteri si medium  dhe mjet mësimor në procesin e të mësuarit aktivë në kuadër të mësimit interaktiv. Më pas të shihen efektet dhe pasojat  nga    aplikimi i  kompjuterit në  procesin mësimor si dhe ndikimin e tyre gjatë të mësuarit  të pavarur të nxënësit dhe mënyrën  e të mësuarit sipas parimit të përdorimit të kompjuterit si faktor ekstern  dhe intern në procesin mësimor. Këto indikator  ishin edhe supozimi  parësor i  punimit  në fjalë, sipas të cilit përdorimi i kompjuterëve në procesin mësimor  sipas  metodave  dhe programeve  të verifikuara arsimore, e përmirëson kualitetin e procesit mësimor dhe njëkohësisht mundëson   realizimin e  mësimit aktivë, që është më efektive në raport me mësimin tradicional.
Në këtë disertacion, i  cili  ndahet në tetë pjesë, Abdylnaser Sinani niset  nga  konstatimi   se analiza e teknologjisë bashkëkohore në arsim, e cila bazohet te kompjuteri  dhe  mësimi i programuar, provon   se   mësimi i  kompjuterizuar  posedon mundësi të atilla që  në masë  të   madhe e stimulon rrjedhën natyrore të procesit mësimor, mënyrën individuale  dhe të pavarur të  mësuarit,  aplikimin e  metodave dhe formave të reja të mësuarit, dhe se kompjuteri krijon një ambient të tillë intelektual gjatë procesit mësimor në të cilën secili nxënës apo student mund të  ecë përpara në atë masë sa i lejojnë  aftësitë e tij intelektuale, motivacioni individual dhe dija e tij paraprake.
Në tërësinë  e dytë  empirike të  punimit  prezantohen  rezultatet   e kërkimit  empirik   mbi ndikimin e kompjuterizimit   ndaj procesit   të  mësimit    në të gjitha   shkallët e arsimit  në Maqedoni, hulumtim ky nga të paktët në këtë fushë në Maqedoni dhe më gjerë. Ky punim shkencor, sidomos shquhet në kuadër të qasjes metodologjike në kuadër të hulumtimit të   studimit të rastit, e cila është shfrytëzuar për të vërejtur komparacionin e të dhënave në kuadër   të këtij punimi. Nëpërmjet studimit të rastit me mjaftë sukses përshkruhen shembuj tipik, praktika të suksesshme mësimore, përshkrimi i atmosferës në klasë gjatë përdorimit të kompjuterit në mësim.
Në bazë të hulumtimit të realizuar dhe krahasimit të materialit empirik-respektivisht dallimit  midis  nxënësve që e përdorin kompjuterin në  procesin mësimor  dhe atyre  nxënës që më pak  e përdorin kompjuterin   gjatë mësimit, arrihet deri të vlerësimi  se  kompjuteri  ka  ndikon pozitivë dhe   efekt të mirë  te nxënësit  gjatë të mësuarit dhe  përdorimi i kompjuterit në mësim paraqet shënon një hap përpara  në raport me  mësimin tradicional. Kompjuteri paraqet  një mjet efikas në procesin mësimor, kurse ai pozitivisht ndikon pothuaj në mënyrë të njëjtë edhe te nxënësit me sukses më të lartë edhe te nxënësit me sukses më të ulët. Ndryshe, Abdylnaser Sinani është pegadog  për lëndët e sociologjisë  në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000