Lajme:

 

U PROMOVUA KLUBI STUDENTOR “EKONOMISTI”

 

Në hapësirat e Fakultetit ekonomik të USHT-së, të martën (më 15 dhjetor 2009) me iniciativë të Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të USHT-së u themelua klubi studentor “EKONOMISTI” në kuadër të Fakultetit Ekonomik.

 

 

Themelimin e klubit e përshëndeti dekani i Fakultetit Ekonomik doc. Dr. Petrit Pollozhani, i cili uroi që ky klub t’i sfidojë kërkesat jetike të studentëve të ekonomisë dhe të stafit akademik, që do të japë një vulë në rrjedhat dhe risitë e proceseve mësimore ekonomike edhe me universitet tjera.
Koordinatori i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë Daut Memeti në fjalën e tij përshëndetëse nder të tjera tha se, bashkërisht me Fakultetin Ekonomik dhe Parlamentin Studentor, promovojmë klubin e parë studentor “Ekonomisti” në kuadër të Fakultetit Ekonomik-USHT. “Qendra jonë do të përkrah fuqishëm çdo iniciativë studentore të kësaj natyre, andaj edhe në të ardhmen përveç klubeve të tanishme, do të themelojmë edhe një mori klubesh nëpër fakultetet përkatëse të USHT-së”, theksoi Memeti.

Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani  tha se organizimet e studentëve që kanë për qëllim të begatojnë dhe institucionalizojnë jetën studentore, zënë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e Parlamentit Studentor, ndërsa udhëheqësia e tij jo vetëm që përkrah por, është e kyçur drejtpërdrejt në këto ndërmarrje të rëndësisë së veçantë. “Formimi i Klubit Studentor “Ekonomisti”, kontribuon në faktorizimin e  studentëve por, nënkupton edhe përgjegjësi për profesionin e tyre të ardhshëm kur dihet mirë se shoqëria shqiptare në këtë lëmi ka nevojë të konsiderueshme”, tha kryetari i Parlamentit studentor Shaban Arsllani, duke shtuar se studentët të vetëdijshëm për misionin e tyre për të ndryshuar shoqërinë përpos kërkimit të dijes akoma më tepër këtë mision e përmbushin edhe me organizime të tilla siç është Klubi Studentor- “Ekonomisti”.

 

 

Themelimin e Klubit të studentëve “Ekonomisti” edhe Fatos Aliu, kryetari i klubit të “Juristëve të rinj”, ndërkohë kryetari i sapozgjedhur i Klubit studentor “Ekonomisti”, Besir Beqiri, shpalosi platformën e aktiviteteve për të ardhmen, me theks të veçantë qëllimet themelore si: promovimin e vlerave studentore, organizimin e tryezave të rrumbullakëta në kuadër të fakultet ekonomik, vizitat institucionale ekonomike në vend dhe rajon, lidhjet e partneriteteve me organizatat, klubet dhe fondacionet e ndryshme, themelimin e revistës studentore “Ekonomisti” në kuadër të Fakultetit Ekonomik si dhe mbajtjen e trajnimeve të ndryshme rreth ekonomisë.

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000