Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ligjëratë e përbashkët e akademikut Winter dhe prof. dr. Cullinit

 

Tetovë, 17 janar - Vlerat e përbashkëta për Evropën e re kanë zënë pjesën kryesore në ligjëratën e përbashkët të ish drejtorit të Akademisë Diplomatike të Vjenës, akademikut Ernst Florian Winter dhe prof. dr. Michell Cullin, me temë “Franca dhe Austria pas Luftës së Dytë Botërore”. Para studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, akademik Winter dhe prof. dr. Cullin kanë trajtuar marrëdhëniet austriake-franceze si dhe vlerat e tyre që pasojnë si rrjedhojë e rezistencës së përbashkët ndaj sistemit të atëhershëm nazist të Adolf Hitlerit. “Marrëdhëniet Austri-Francë kishin një rol të rëndësishëm për Evropën e pas luftës.

Këto dy popuj kanë pasur marrëdhënie të veçanta dhe kjo ishte rezultat i rezistencës së përbashkët kundër fashizmit. Ata kishin luftuar së bashku dhe rrjedhimisht vlerat janë të përbashkëta”, tha prof. Cullin. Ai gjithashtu ka folur edhe për nismat e krijimit të komunitetit të ri evropian të asaj kohe dhe për rëndësinë e republikës. Në anën tjetër, akademik Winter ka trajtuar këtë temë nga aspektet më të hershme historike.

Ai ka thënë se Evropa është bashkësi e vlerave kulturore, vlerave të komunitetit të shteteve dhe aspektit gjeografik, në një periudhë mijëra vjeçare. Në këtë drejtim, me theks të veçantë, ai ka folur për pluralizmin në Evropë. “Pluralizmi në Evropë nuk rrjedh vetëm nga popujt, por edhe nga gjuhët, religjionet dhe kulturat. Ky pluralizëm do të vazhdoj të ekzistoj nëse e bazojmë në tolerancë” ka thënë akademiku Winter. Në vazhdim ai ka folur për proceset në Evropë si dhe për dukuritë që mund të ndikojnë në rrjedhshmërinë e tyre pozitive.

Sipas tij një ndikim i tillë për krijimin e Evropës së re do të jetë më i lehtë nëse angazhimet do të bazohen në zhvillimin ekonomik. Akademik Winter dhe prof. dr. Kullin gjithashtu janë përgjigjur edhe në pyetje të studentëve që kryesisht kanë pasur të bëjnë me Bashkimin Evropian, Kushtetutën e BE-së, marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimin e Maqedonisë në BE etj. Akademik Ernst Florian Winter dhe prof. dr. Michell Kullin , do të jenë të angazhuar në studimet pasdiplomike në USHT, që do të fillojnë vitin e ardhshëm akademik.

 

Zyra për informim e USHT-së  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu