Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debat me Janusz Bugajski mbi zgjedhjet dhe relacionet shqiptare me faktorin ndërkombëtar

 

17 maj 2008 – Analisti Jonusz Bugajski ishte i ftuar në debatin organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe. Në debat ishin të pranishëm kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, zv. kryetari i parlamentit, z. Besim Dogani, Ministri i arsimit, z. Sulejman Rushiti, ai i shëndetësisë, z, Imer Selmani, Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, profesorë e studentë të USHT-së si dhe analistë politikë të ftuar në debat.


Z. Bugajski foli mbi relacionet e shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar duke përfunduar se për dallim nga disa kombe të rajonit, shqiptarët janë përcaktuar thellë pro Evropës dhe SHBA-ve, duke mos qenë në rrezik të influencimit nga Rusia e cila kohës së fundit tenton fuqishëm të dominoj politikisht në Evropë, si rasti në Serbi madje edhe në Bulgari e Hungari.
Në pyetjen nga profesori Ylber Lili, se çfarë efekti do të kenë zgjedhjet në SHBA, Bugajski u shpreh se cila do forcë politike të fitoj në SHBA nuk do të ketë efekt të madh mbi regjionin. “Të gjithë kandidatët për president të SHBA-ve kanë një vështrim realistik mbi ngjarjet në Ballkan dhe nuk besoj se do të ndryshoj politika në Ballkan.” u shpreh Bugajski.


Bugajski më tej u përqendrua në zgjedhjet në Maqedoni duke analizuar më shumë faktorë. Sipas tij, shoqëria duhet të inkuadrohet në sistemin vendimmarrës për më shumë arsye. “Shqiptarët në Maqedoni janë faktorë stabilizues përbrenda shtetit dhe më gjerë. Për këtë arsye, nevojitet një elitë politike e cila ka program të përcaktuar politik, e aftë për të udhëhequr, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, drejt arsimimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për shoqërinë, si dhe më e rëndësishmja, përfshirja e rinisë në këtë sistem vendimmarrës. Rinia e Maqedonisë e ka më të qartë realitetin dhe është më e vetëdijesuar dhe e informuar mbi përparësitë që sjell anëtarësimi në NATO dhe UE dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë e inkorporuar në elitat politike dhe në vendimmarrje.” u shpreh Bugajski.
Në pyetjet e studentëve mbi ekseset e ditëve të fundit dhe mbi rrjedhat e zgjedhjeve, Bugajski u shpreh se shpreson në zgjedhje paqësore dhe se në një shoqëri demokratike, konfliktet e ideve, debatet dhe garimi janë frytdhënëse sepse japin mundësinë që votuesit të njihen me platformat e partive, programet, idetë etj, dhe të përzgjedhin nga ato.


Në pyetjen e gazetares se çfarë ka perceptuar nga PDSH-ja gjatë ditëve që qëndron pranë saj, z. Bugajski përmblodhi se PDSH-ja ka një platformë të themeluar, programi i së cilës siguron mirëqenie sociale, siguri, arsimim dhe shëndetësi të shëndoshë dhe më e rëndësishmja se ka një përfshirje të madhe të rinisë, e cila ka njohuri dhe është e aftë të udhëheq procese politike.
“Në 5 deri 10 vjet, e shoh Maqedoninë  si anëtare të NATO-s dhe UE-së. Por gjithsesi kjo është një rrugë e vështirë dhe objektiva të tilla duhet të arrihen nga Qeveria e ardhshme me një angazhim dhe përkushtim serioz e profesional. Unë, gjithsesi jam shumë optimist për një gjë të tillë” u shpreh në fund Bugajski.
Janusz Bugajski është ndër njohësit më të mirë amerikan të situatës politike në Evropën Juglindore. Në pozitën e drejtorit të Qendrës strategjike për studime ndërkombëtare në Uashington, Bugajski për punën e tij është shpërblyer nga tri degët e departamentit amerikan të shtetit në vitin 1998 (Departamenti i shtetit, Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar-USAID dhe agjencia amerikane për informim dhe për kontroll  të armëve dhe çarmatim). Ai është kontribuues i rregullt në gazetat amerikane, boton shkrime në disa revista ndërkombëtare dhe është kolumnist për revistën javore kroate “Nacional” në Zagreb dhe gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë. Bugajski ka drejtuar programin për studime të Evropës Juglindore të institutit për shërbime të jashtme pranë Departamentit amerikan të shtetit.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu