Mr.Fehari Ramadani mësimdhënës në USHT, mbrojti temën e doktoraturës .
Para disa ditëve në Universitetin e Tiranës,Fakulteti Histori-Filologji,Departamenti Histori, Mr.Fehari Ramadani, mësimdhënës i USHT-ës, me sukes mbrojti temen e doktoraturës “Kontributi i Austro-Hungarisë për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shqiptare 1900-1912”.
Vlerësime të larta për tezën që ka mbrojtur Mr.Fehari Ramadani, kanë dhënë të gjithë anëtarët e komisionit në përbërje prof.dr.Fatmira Rama kryetare,prof.dr.Ferit Duka dhe prof.dr.Marenglen Verli recenzent,prof.dr.Fatmira Musai dhe prof.dr.Qerim Xhelili anë tarë ndë rsa prof.dr.Ilira Caushi dhe prof.dr. Ramiz Abdyli mentor të temë s së doktoraturës . Prof.dr.Ramiz Abdyli në vlerësimin e tij mes tjerash thotë se Mr.Fehari Ramadani,është studiuesi i parë që mori guximin t’ia kushtojë një studim vëllimor marrëdhënieve shqiptaro-austro-hungareze dhe të japë vlerësimet e tij të paanshme për problemet e trajtuara. Kështu, ai krahas kontributit të ndonjë studiuesi si të Prof. Dr. Hysni Myzyri dhe të Prof. Dr. Thoma Murzaku, do të radhitet në historiografinë shqiptare si historiani i parë që e trajton këtë problem të patrajtuar si duhet deri më tani. Kandidati Mr. Fehari Ramadani, bashkë me studiuesit e përmendur ka vënë themelet e studimit nga këndvështrimi i historianit, pa paragjykime, pa porosinë e politikës së ditës, duke e konsideruar trajtimin e këtij problemi si një obligim moral e kombëtar dhe i një shpagim kundrejt borxhit që kishte historiografia shqiptare përballë kontributit të Austro-Hungarisë, që ajo dha në periudhën e përmendur për çështjen shqiptare. Në fund të këtij vlerësimi mund të konstatohet se Mr. Fehari Ramadani, jo vetëm që ia doli i pari të trajtojë gjithanshëm temën që ka marrë si tezë doktorate, por njëkohësisht të hedh dritë në më tepër probleme, qofshin ato edhe detaje, duke i dhënë temës së tij një karakter të drejtë e objektiv dhe duke e vendosur atë në vendin që është dashur ta kishte. Kështu, kandidati i përmendur rezulton se ka bërë përpjekje serioze për të shpaguar moralisht rolin e Austro-Hungarisë që ka luajtur për çështjen shqiptare. Me kontributin e tij që i ka dhënë e vlerësuar marrëdhënieve austro-hungareze kundrejt çështjes shqiptare, Mr.Fehari Ramadani,bën hapin e qëlluar për të thyer paragjykimet tona të mëparshme, duke e avancuar relacionet shqiptaro-austro-hungareze, gjithnjë me forcën e argumenteve, dhe duke i vënë marrëdhëniet e trajtuara në vendin që objektivisht i përket. Konsiderojmë se elementet e theksuara më sipër e bëjnë temën e kandidatit Mr. Fehari Ramadanit një temë të suksesshme, përmes të cilës kandidati ia ka dal të hedh dritë të re në këtë relacion, për çka Katedra e Juaj hedh hapin e parë në trajtimin e një teme të suksesshme të këtij karakteri
Duhet të vihet në dukje se kandidati Mr.Fehari Ramadani, temën e tij e ka kryer me një vullnet e përkushtim të veçantë, e me sukses shumë të mirë, për faktin se njëkohësisht ka kryer detyrën e asistentit, ndër më të shquarit si dhe ligjëruesit premtues në Katedrën e Historisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës.
Zyra Për Informim e USHT-së |