Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Akademi solemne me rastin e përvjetorit të ligjëratave të para në USHT

 

Tetovë, 18 shkurt - Manifestimi me rastin e përvjetorit të ligjëratave të para dhe rënien e dëshmorit Abdylselam Emini është përmbyllur me një Akademi solemne. Në këtë mënyrë Universiteti Shtetëror i Tetovës ka shënuar datën më të rëndësishme të historisë së vetë. Me këtë rast, Rektori prof. dr. Sadi Bexheti ka thënë se fillimi i ligjëratave të para është njëri nga momentet kryesore për krijimin e këtij institucioni të arsimit sipëror në gjuhën shqipe.

“Kjo është dita kur duhet t’u shprehim mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që dhanë kontribut dhe flijuan nga energjitë e veta intelektuale, fizike dhe materiale për ngritjen dhe konsolidimin e këtij tempulli të diturisë”tha Rektori prof. dr. Bexheti. Ai në vazhdim nuk ka harruar të rikujtoj sakrificën më sublime, dëshmorin e arsimit, Abdylselam Emini, i cili përherë do të kujtohet me pietet nga ky universitet dhe të gjithë brezat e studentëve që do arsimohen këtu. Me një fjalim rasti para të pranishmëve doli edhe Rektori i parë prof. dr Fadil Sulejmani.

Ai foli për të gjitha sfidat e peripecitë që hasi ky institucion i lartë arsimorë ,gjatë udhëtimit të tij deri në ditë të sotme.”I falënderoj të gjithë ata që më përkrahën në iniciativën e themelimit të këtij universiteti dhe të gjithë ata që na ndihmuan në çfarë do lloj aspekti në momentet më të vështira”, tha prof. dr. Sulejmani. Ai në vazhdim është ndalur nëpër të gjitha kurthet që sipas tij i përgatiteshin këtij institucioni arsimorë, me qëllim të shuarjes së të njëjtit. Ndërkaq, për gjendjen aktuale të Universitetit prof. dr. Sulejmani e falënderoi ministrin e Arsimit Sulejman Rushiti si dhe Rektorin prof. dr. Sadi Bexheti, të cilët sipas tij, pa kursyer aspak veten, arritën që t’ia kthejnë këtij institucioni të lartë arsimorë, imazhin e dikurshëm. Kjo akademi ka qenw e pasur edhe me një program kulturor artistik, ku artistë të USHT-së, kanë ekzekutuar disa pika muzikore.

Fjalë rasti mbajti edhe djali i dëshmorit, Besir Emini. “Unë sot ndjehem krenar që babai im doli në mbrojtje të këtij institucioni të lartë arsimor dhe ky fakt më bën të lumtur dhe krenar që jam biri i tij” tha i emocionuar Besir Emini. Për ta nderuar këtë ngjarje madhore të Universitetit, i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe shumë veprimtarë të tjerë të cilët qëndruan afër UT gjatë udhëtimit të tij të mundimshëm deri në ditë të sotme.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu