Lajme:

 

USHT dhuroi libra shkollave fillore nga Tetova, Gostivari e Kumanova

 

Përmes një ceremonie, Universiteti Shtetëror i Tetovës u ndau libra, të gjitha në gjuhën angleze, disa shkollave fillore nga Tetova me rrethinë, Kumanova dhe Gostivari. USHT paraprakisht, këto libra i ka pranuar si donacion nga  OJQ “ Books for International Goodwill”, të përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Këndit Amerikan në Tetovë, të cilët dhuruan edhe një program biblioteke dhe siguruan trajnimin për të, si dhe organizimin e vullnetarëve të Peace Corps. Pikërisht Amanda Leavitt, një vullnetare e Peace Corps në Universitetin Shtetëror të Tetovës ishte një ndër organizatorët e ndarjes së librave shkollave fillore, bashkë me kolegët e saj nga Zyra për marrëdhënie Ndërkombëtare e USHT-së.


Doc. Senad Abduli, përgjegjës i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, me rastin e hapjes së ceremonisë së ndarjes së librave shprehu falënderime për OJQ “ Books for International Goodwill”, Ambasadën Amerikane dhe Këndin Amerikan për donacionin e librave dhe programit kompjuterik për punë të bibliotekës. “Shpresoj që librat e dhuruara t’u shërbejnë nxënësve në zgjerimin e njohurive të tyre si dhe në përforcimin e njohjes së gjuhës angleze, por njëkohësisht ky donacion të shërbejë edhe si një urë lidhëse për një bashkëpunim edhe më frytdhënës në të ardhmen në mes të USHT-së, Ambasadës Amerikane dhe shkollave fillore“.


Fjalë rasti kishte edhe Alexander Woods, ish vullnetar i Peace Corps, tani i angazhuar në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të USHT-së, i cili informoi për qëllimet e këtij donacioni që përpos dhurimit të librave parasheh edhe trajnimin dhe ndihmesën për krijimin dhe udhëheqjen e dokumenteve dhe arkivit, për shkollat fillore në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë.


Në emër të Rektorit të USHT-së, të pranishmëve iu drejtua prof. dr. Fejzulla Shabani, prorektor për studime pasuniversitare, i cili u shpreh: “USHT, përmes këtij donacioni për shkollat fillore ka për qëllim nxitjen e mësimit të gjuhës angleze dhe krijimin e një linku të bashkëpunimit mes universitetit dhe shkollat fillore në vendin tonë”. Ai më tej shtoi se themelimi i bashkëpunimit me këto institucione ka qenë përherë prioritet në agjendën e veprimtarisë së Universitetit dhe se beson bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen, në interes të zhvillimit të arsimit dhe progresit të përgjithshëm.
Ndër shkollat fillore të cilave iu dhuruan një sasi e konsiderueshme e librave janë:

  1. SH.F. “Goce Delçev”, Tetovë
  2. SH.F. “Jeronim De Rada”, fsh. Çerkez
  3. SH.F. “Kiril Pejçinoviç”, fsh. Tearcë
  4. SH.F. “Mehmet Deralla”, fsh. Gradec
  5. SH.F. “Përparimi”, Reçicë e Madhe
  6. SH.F. “Drita”, fsh. Lisec
  7. SH.F. “Ismail Qemali”, fsh. Nerasht
  8. SH.F. “Rexhep Voka”, fsh. Shipkovic
  9. SH.F. “Besa”, fsh. Veshall
  10. SH.F. “Reilindja”, fsh. Selcë

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000