Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

Dekani i Fakultetit të arkitekturës të Universitetit i Teksasit ligjëroi në USHT

 

18 qershor 2008 – Profesor Frederick Steiner, dekan i Fakultetit të arkitekturës dhe planifikimit pranë Universitetit të Teksasit në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës.


Me këtë rast, para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, ai mbajti një ligjëratë të kombinuar me prezantime me tema nga fusha e planifikimit hapësinor dhe planifikimit të mjedisit jetësor, teoria dhe praktika e arkitekturës në SHBA, vlerësimi i tokës dhe analiza e përshtatshmërisë në planifikimin ekologjik.


Ndërkohë, prof. Frederick Steiner realizoi takime edhe me Rektorin e USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, ku u bisedua për Fakultetin e Shkencave të Zbatuara dhe programeve studimore që tanojnë me këtë fushë studimesh si dhe mbi projektet në të ardhmen.  
Profesor Steiner ka një karrierë  të pasur profesionale. Si hulumtues është përqendruar në çështjet e zhvillimit të mjedisit jetësor si në nivel urban ashtu edhe në atë hapësinor. Ka publikuar më shumë tituj nga lëmia e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor. Është ligjërues në lëndët e vlerësimit të mjedisit hapësinor, analizë dhe teoria e arkitekturës.


Vizita në Universitetin Shtetëror të Tetovës është organizuar përmes ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë krahas ligjëratave dhe takimeve tjera me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, Këndet amerikane në Shkup, Tetovë e Manastir, parqeve nacionale në Manastir dhe Ohër dhe institucione tjera.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu