Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për menaxhimin me kriza pranë Qeverisë së RM-së
Të mërkurën (19 dhjetor 2007) në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes Universiteteve shtetërore, përfshirë këtu edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës si dhe atyre private me Qendrën për menaxhim me kriza.
Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është vendosja e një bashkëpunimi të përbashkët afatgjatë, në ekspertizë, bashkëpunim arsimor, shkencor dhe aplikativ në drejtim të parandalimit efikas , paralajmërimit të hershëm dhe menaxhimin me situata që përfaqësojnë rrezik për jetën, shëndetin dhe të mirat e njerëzve, e që janë shkaktuar nga fatkeqësi natyrore apo epidemi, apo situata të tjera që drejtpërdrejtë e rrezikojnë sigurinë e për të cilat nuk ekzistojnë kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, Universitetet japin ndihmë në ekspertizë gjatë përpunimit të metodologjisë për vlerësim të pasigurisë nga të gjitha risqet dhe kanosjet.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza prof. dr. Pande Llazarevski u shpreh mirënjohës për vullnetin e institucioneve arsimore për nënshkrimin e këtij memorandumi bashkëpunimi. Gjithashtu, edhe ministri i arsimit dhe shkencës së RM-së, z. Sulejman Rushiti e përshëndeti iniciativën e Qendrës për menaxhim me kriza dhe u shpreh se në të ardhmen do të ketë edhe projekte të tjera mes subjekteve tjera qeveritare dhe atyre akademike në të mirë të shoqërisë në përgjithësi. Marrëveshjen e bashkëpunimit me këtë Qendër e nënshkruan Ministria e arsimit dhe shkencës së RM-së, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti “Shën Kliment Ohridski”, universiteti “Goce Delçev” dhe universitetet private në Maqedoni. Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ishte Rektori prof. dr. Sadi Bexheti ai që nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit. Zyra për informim |
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu

