Melik Arsllani me ekspozitë personale në Maribor
Në galerinë LM –Festiç, në Maribor, R. e Sllovenisë para artdashësve slloven më 18 dhjetorë 2007, u hap ekspozita personale e piktorit Melik Arsllani, mësimdhënës në Fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili u prezantua me 30 piktura të realizuara në teknikën e vajit, të ndara në tre cikle:cikli i “Enterierit”,”Eksterierit “dhe cikli “Shqetësime shpirtërore”..
Ishte një eveniment shumë i rëndësishëm për piktorin M. Arsllani që iu dha mundësia, që në qytetin universitar dhe kulturorë siç është Maribori, të hap ekspozitën e tij të gjashtë personale pas asaj të galerisë” Vltavin”në Pragë R .e Çekisë dhe Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë
Sa kjo ekspozitë ka pasur sukses dhe është mirëpritur nga publiku slloven tregon edhe fakti se që në natën e parë të hapjes janë shitur katër piktura. Për organizimin e kësaj ekspozite ndihmesë ka dhënë Ministria e Kulturës së Maqedonisë.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 08 janar 2008. Kjo është ekspozita e 6-të personale e Melik Arsllanit. Piktori ka realizuar gjithashtu mbi 20 ekspozita kolektive Melik Arsllani u lind në Dobërdol të Gostivarit. Nga viti 1996 punon si mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin e Arteve.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


