Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Profesorë nga Universiteti Texas A&M dhe Instituti Borlaug në USHT

 

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan profesorë nga Universiteti i Teksasit, shefi i Institutit Borlaug për bujqësi ndërkombëtare pranë Universitetit të Teksasit dhe projekt menaxheri i MAASP-së (Programi përkrahës&këshillues bujqësor për Maqedoni), Jeremy Groome.

Qëllimi i vizitës është inicimi i bashkëpunimit me Universitetin Shtetëror të Tetovës në fushën e bujqësisë në projekte të përbashkëta në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në nivel shtetëror. Z. Jeremy Broom nga MAASP prezantoi në pika të shkurtra qëllimet e organizatës që përfaqëson dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë. Sipas tij, i tërë programi është fokusuar në përmirësimin e shërbimeve në sektorin privat, rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e bujqësisë, këshillimin e komunave përmes pakove këshilluese e qendrave informuese të shtrira në më shumë qytete, duke i dhënë rëndësi më të madhe vendeve rurale.

Edhe profesorët e Universitetit të Teksasit rrëfyen përvojat e tyre në projekte të ndryshme anembanë botës. Profesor Joseph King, shef i Institutit Ndërkombëtar për bujqësi - Borlaug prezantoi aktivitet e Institutit që udhëheq. Prof. dr. Glen Shinn, i cili për një periudhë 3 vjeçare ka qëndruar në Armeni si këshilltar i Universitetit Shtetëror të Bujqësisë në Armeni, u shpreh optimist për iniciativën e marrë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës drejt fillimit të projekteve të përbashkëta.

Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Rektori prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh falënderues për gatishmërinë e bashkëpunimit të përfaqësuesve të Universitetit të Teksasit dhe Institutit ndërkombëtar të bujqësisë. “Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe ushqimit, me kohë do të zhvillohet dhe planifikojmë të krijojmë një Institut për hulumtime i cili do të merret me analiza të produkteve ushqimore dhe do të ketë të drejtën e licencimit e certifikimit të produkteve”- shpreh Rektori i USHT-së.

Në emër të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe ushqimit, doc.dr. Hazir Pollozhani prezantoi Fakultetin, historikun, strukturën organizative dhe projektet aktuale dhe ato të planifikuara. Delegacioni i Universitetit të Teksasit do të qëndroj disa ditë në Maqedoni, me çrast do të kenë takime edhe me Ministrinë e bujqësisë, me fermerë dhe me kompani të ndryshme.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu