Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
14-19 maj 2008 - Ekipi i USHT-së zë vendin e parë në SPORTFEST 2008, Turqi
Nga data 14 deri më 19 maj, nën organizimin e Universitetit Bogaziçi u mbajt “Sportfest 2008” një garë ndërkombëtare në më shumë sporte, e 28-ta me radhë e organizuar.
Udhëheqës të trupës sportive nga Universiteti Shtetëror i Tetovës ishin profesorët Fadil Mahmuti dhe Miftar Zyberi. Ata u shprehën shumë të kënaqshëm nga rezultatet e arritura në këtë garë ndërkombëtare ku USHT-ja arriti që në 3 sporte konkurruese të zë vendin e parë (volejboll meshkuj), të dytin (volejboll femra) dhe të katërtin (futboll meshkuj). “Është një e arritur e madhe për Universitetin dhe sportin në përgjithësi, që nga ky evinement i rëndësishëm ndërkombëtar të kthehemi me më shumë medalje” u shpreh prof. Mahmuti. Prof. Miftar Zyberi potencoi edhe përkrahjen e rektoratit të USHT-së, e cila gjatë tërë periudhës nuk ka munguar dhe që frytet e ndihmesës së tillë shihen që tani, përmes përfaqësimit të denjë të Universitetit në gara ndërkombëtare.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu
