Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Prezantim i bursave DAAD para studentëve
21 maj 2008 - Ligjëruesi i DAAD (Instituti Gjerman i Shkëmbimeve Akademike), Benjamin Langer prezantoi programin e bursave që ofron DAAD-ja. Përmes prezantimit grafik të Institutit dhe të dhënave statistikore, z. Langer u shpreh se DAAD-ja që nga viti 1994, çdo vit rrit shumën e buxhetit të paraparë për bursimin e studentëve nga Maqedonia për studime deridiplomike, pasdiplomike (master dhe doktoraturës), kurse gjuhës disa mujore e vizita grupore të studentëve në Gjermani. Me një rrjet bashkëpunimi me 232 Universitete, me 14 Zyra regjionale, 420 ligjërues të DAAD dhe me mbi 55 mijë bursa të ndara, programet e DAAD për financim të studiuesve, në mbështetje të mobilitetit ndërkombëtar akademik është më i madhi në botë..
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu

