Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aksion për dhurim gjaku në USHT

 

21 maj 2008 - Universiteti Shtetëror i Tetovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për organizimin e dhurimit të gjakut në objektet e Universitetit. Një numër i konsiderueshëm i stafit akademik dhe administrativ si dhe studentë kanë shprehur gatishmëri për dhurim gjaku.


Organizatori dr. Irfan Baftjari u shpreh se vlerëson shumë bashkëpunimin me Universitetin Shtetëror të Tetovës që sigurojnë hapësira dhe informojnë me kohë studentët e stafin për një organizim të tillë.
Aksioni i dhurimit të gjakut do të vazhdoj edhe ditët në vijim, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (22 maj 2008) dhe në Fakultetin e Arteve (23 maj 2008).


“Është për t’u vlerësuar kjo iniciativë dhe ndjej një obligim moral dhe human që sadopak t’i kontribuoj shoqërisë e sidomos atyre që kanë nevojë për gjak. Do ndjehem  i qetë shpirtërisht kur do të dëgjoj që është shpëtuar të paktën një jetë si rezultat i gjakut të dhuruar”- u shpreh Naser Nebiu, një nga dhuruesit e gjakut.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu