Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

BURSA PËR STUDIME TË MAGJISTRATURËS DHE DOKTORATURËS NË UNIVERSITETET KULMORE GLOBALE PËR ASISTENTË TË RINJ
DHE ASISTENTË PRANË UNIVERSITETEVE TË AKREDITUARA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i informon të gjithë asistentët e rinj dhe asistentët nga të gjitha universitetet e akredituara në Republikën e Maqedonisë se viti shkollor 2009/2010 do të fillojë me realizimin e projektit për bursa plotësisht të kuadrit të ri shkencor nga Republika e Maqedonisë për studime të magjistraturës dhe doktoraturës në 100 universitetet më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç kësaj do të pranohen aplikimet edhe të 10 universiteteve më të larta të ranguara në Evropë (sipas rang-listës së fundit të universiteteve globale të shpallura nga Instituti për arsim të lartë pranë Universitetit të Shangait “Xhiao Tong”).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në kuadër të programit, plotësisht do t’i mbulojë harxhimet për studime (shkollim, bursë mujore, kompensim për librat, harxhimet rrugore dhe sigurimin).
Përveç kësaj, Qeveria do t’i financojë edhe përgatitjet për trajnim për dhënie të provimeve kualifikuese për regjistrim të këtyre universiteteve.
Çdo asistent i ri dhe asistent që do ta fitojë bursën do të nënshkruajë marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë më të cilën detyrohet se pas mbarimit të studimeve duhet që për çdo vit të bursimit të punojë në universitet së paku tri herë nga ajo periudhë që mbaroi studimet ose, t’i kthejë mjetet në vlerë për tri herë më shumë nga ajo që Qeveria e pagoi për studimet e tij.
Qeveria është e përgatitur që në periudhë më shumë se 3 (tre) vjetësh t’i pranojë të gjitha aplikimet nga asistentët e rinj dhe asistentët që do të selektohen nga universitetet e lartpërmendura.
Kushtet e paraqitjes për pjesëmarrje ë këtë program janë si në vijim:
- Marrëdhënie pune e rregulluar nga njëri nga universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë me titull asistent më i ri ose asistent; dhe
- Njohje aktive të gjuhës angleze
I ftojmë të gjithë asistentët e rinj-dhe asistentët e interesuar që biografinë e tyre të shkurtër (CV) ta dorëzojnë në e-mail – inf.sluzba@gs.gov.mk
së voni deri më 1 (një) gusht 2008 (në këtë adresë elektronike mund t’i dorëzoni të gjitha pyetjet në lidhje me këtë program).

 

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu