
Lajme:
Studentët e USHT-së kërkojnë trajtim të barabartë
Qeveria shkel autonominë e USHT-së, duke vendosur për USHT-në ministria e arsimit dhe shkencës bashkërisht me qeverinë”. Më tej, në emër të gjithë studentëve të USHT-së, duke iu drejtuar Qeverisë së RM-së dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës së RM-së ai shtoi: “Sot kërkojmë që për herë të fundit të rifreskoni qëndrimet tuaja ndaj këtij institucioni dhe të keni qasje më të drejtë ndaj USHT-së, në të kundërtën ne nuk do të pushojmë së organizuari për të mbrojtur këtë tempull të cilin e krijuam me mund dhe mjaft sakrifica. Ne kërkojmë nga Qeveria e RM-së dhe ministritë përkatëse:
- Rishikimin e buxhetit të USHT-së për vitin 2009, duke respektuar kriteret ligjore për ndarje të buxhetit për universitetet shtetërore, si: numri i fakulteteve/programeve studimore/drejtimeve, numri i studentëve, numri i stafit akademik dhe teknik i angazhuar, gjendja aktuale e infrastrukturës dhe nevojat për infrastrukturë, pajisje dhe laboratore; - Vende të reja pune për profesorë, asistentë dhe staf administrativ-teknik bazuar në kriteret ligjore: numri i fakulteteve, numri i studentëve, numri aktual i profesorëve; - Ndërprerjen e presionit të vazhdueshëm përmes inspektimeve të ndryshme të jashtëzakonshme, e që cënojnë drejtpërsëdrejti autonominë e universitetit; - Azhurimin e menjëhershëm të lëndës së Poliklinikës universitare, e që ka ngec në burokracinë e MASH-it dhe Ministrinë e Financave; - Rregullimin e formës së financimit për Fakultetin e Biznes Administratës në Kumanovë dhe programit studimor të ekologjisë në Strugë. - Ndërprerjen e marrjes së vendimeve për çështje vitale si psh. disperzime studimesh në qytete të ndryshme të RM-së, nga komisione joprofesionale dhe joadekuate, pa konsultimin me organet e USHT-së, e sidomos pa marrje të mendimit nga Senati i USHT-së, dhe krejt në fund..... - Trajtim adekuat si gjithë institucionet tjera e larta arsimore në RM, asgjë më shumë.”
|




PROGRAMI ERASMUS 