Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Studentët e mekatronikës në Slloveni

 

Studentët e vitit të parë dhe të dytë të Mekatronikës nën udhëheqjen e dekanit të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara pranë USHT-së, prof. dr. Sulejman Meta dhe përgjegjësit të programit studimor mekatronikë, mr. sc. Asan Idrizi, realizuan një vizitë pune në Slloveni. Vizita, me karakter pune u realizua në periudhën kohore prej 16 dhjetor deri më 19 dhjetor 2007.

 

 

Vizita u realizua në Fakultetin e Makinerisë në Lubjanë dhe ndërmarrjet prodhuese si Tecos Celje, EMO Celje, Shpk Akrapovic, Malo Audo 8A. Gjatë vizitës, studentëve iu mundësua rasti që të shohin dhe të njihen me shumë procese dhe pajisje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me programin e tyre studiues.

 

Nga takimet e realizuara me drejtorët e ndërmarrjeve dhe profesorët e Fakultetit të Makinerisë së Lubjanës, u shpreh gatishmëri nga ana e tyre që studentët tanë të mund të kryejnë praktikën, përgatisin punimet e diplomës si dhe të mund edhe të vazhdojnë studimet pasdiplomike. “Konsiderojmë se vizita ka qenë e suksesshme dhe e dobishme” vlerëson dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, prof. dr. Sulejman Meta.

 

Ekspedita me karakter pune u mbështet nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 

 

Zyra për informim e USHT-së  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu