Lajme:

 

USHT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Carana – USAID


Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Korporacionin CARANA si implementues i Projektit për Konkurencë të USAID Maqedoni. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe drejtori i Projektit për konkurrencë në Maqedoni të USAID-it, zt. Nimish Jhavieri dhe ka për qëllim fillimin e bashkëpunimit në në një përpjekje të përbashkët në përkrahjen e zhvillimit, promovimit dhe zbatimit të komponentës së fuqisë punëtore si pjesë e aktiviteteve të përgjithshme të projektit për konkurrencë në Maqedoni. Marrëveshja në fjalë përfshin më shumë pika bashkëpunimi në disa fusha strategjike si puna praktike dhe programet për punësim, programet për trajnim dhe certifikim, programe për partneritet industri-arsim dhe grupe punuese për zhvillimin e fuqisë punëtore e që të gjitha kanë për qëllim zvogëlimin e  boshllëkut ndërmjet kërkesës dhe furnizimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, të prodhon forcë pune të shkathtë e cila kërkohet në treg dhe të ndërton partneritete që janë të përqendruara në rritjen e shkathtësive arsimore etj.


Drejtor i projektit për konkurrencë, zt. Nimish Jhavieri informoi se projekti është pesë vjeçar dhe se është i dizajnuar në atë mënyrë që të mund të përfitojnë jo vetëm studentët, por universitetet, kompanitë dhe shoqëria në përgjithësi. “Ne gëzohemi për bashkëpunimin me Universitetin Shtetëror të Tetovës, shpresojmë për bashkëpunim të frytshëm dhe se do të mundësojmë lidhjen studentëve me tregun e punës në Maqedoni.

 

Ne do të ofrojmë trajnime për mijëra studentë për aftësi komunikimi etj., për t’i aftësuar ata në gjetjen e punës”- u shpreh zt. Jhavieri. Ndërkohë, Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti informoi drejtorin e projektit dhe përfaqësuesit tjerë të USAID-it për ndryshimet në USHT dhe nënvizoi se USHT përmes zyrës së karrierës dhe shërbimeve studentore por edhe me të gjithë stafin do të angazhohet maksimalisht në implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, sidomos për studentët. “USHT me 11 fakultete dhe mbi 90 programe studimore përfshin më shumë fusa dhe pikërisht kjo jep mundësi që studentët tanë të përfshihen në më shumë aktivitete të këtij projekti por edhe projekteve tjera të USAID-it” – theksoi rektori Bexheti.


Projekti për konkurrencë ka filluar në gusht të 2007 dhe do të zhvilloj aktivitetet për pesë vitet e ardhshme. Ai jep mbështetje iniciativave për nxitjen e investimeve të vendit dhe të huaja, identifikimin e tregjeve për eksport, ofrimin e lehtësirave dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës në Republikën e Maqedonisë.

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000