Lajme:

Studentët e Kulturës Fizike në garat e 4-ta universitare në skijim alpin 2009


Më 20, 21 dhe 22 shkurt 2009, në qendrën turistike Kodra e Diellit u mbajtën garat e katërta universitare në skijim alpik, organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore. Pjesëmarrës në këto gara  ishin studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, Universiteti “Kliment i Ohrit”-Manastir, Universiteti “Goce Delçev” – Shtip dhe pjesëmarrës nga disa institucione arsimore nga Shqipëria.


Studentët Agon Alili dhe Amir Asipi, që të dy nga Fakulteti i Kulturës Fizike të USHT-së, zunë vendin e dytë respektivisht vendin e tretë në konkurrencën e meshkujve. Ndërsa në garimin ekipor në disiplinën sllallom i madh, ekipi i USHT-së i udhëhequr nga mr. Fadil Mahmuti me ndihmës Asmir Hasanin, u renditën në vendin e dytë.

 

Edhe në konkurrencën e femrave, studentet treguan rezultate lakmuese. Nga USHT morën pjesë gjithsej 8 garues.

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000