Lajme:

 

Një libër në gjermanisht për gjuhën shqipe
 


Doli nga shtypi libri i Doc. dr. Izer Maksutit, mësimdhënës dhe shef i programit studimor të gjuhës dhe letërsisë gjermane në Universitetin Shtetëror të Tetovës.


Libri me titull:  “Internationalismen im Albanischen. Eine kontrastive Untersuchung unter besonderer Berücksichtigung des Alltagswortschatzes: Albanisch, Deutsch, Englisch, Französisch" (Ndërkombëtarizmat në shqip - një studim kontrastiv me vështrim të veçantë të leksikut të përditshëm në shqip, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht) është botuar nga një shtëpi botuese me famë në Gjermani. Shtëpia botuese (Der Südwestdeutsche Verlag für Hochschulschriften, http://www.svh-verlag.de/) boton vetëm disertacione, punime habilitimi dhe hulumtime të nivelit të lartë.
Çdo vit, më shumë se 25 000 akademikë në hapësirën gjermanofone hartojnë punime të tilla. Kjo shtëpi botuese përzgjedh studimet më të mira dhe i boton ato.  Edhe interesi i shkencës dhe sipërmarrjeve për këto rezultate aktuale të hulumtimit është i madh.


Libri i dr. Izer Maksutit u botua me kërkesën e kësaj shtëpie botuese dhe shitet me një çmim të lartë prej 98 eurosh.
Ky libër në gjuhën gjermane, është disertacioni i doktoratës së dr. Izer Maksutit, hartuar dhe mbrojtur në vitin 2006, në Universitetin e Vjenës.  
Botimet e kësaj shtëpie botuese shpërndahen dhe gjenden gjithandej në botën gjermanofone (Gjermani, Austri e Zvicër), si dhe në SHBA e Britani të Madhe.
Librat e kësaj shtëpie botuese mund të gjenden në të gjithë botën në më shumë se 80.000 librari, si dhe mbi 3.000 Online-Shops përmes amazon.de, libri.de, buecher.de, buchkatalog.de etj.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000