Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

Ministri i arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushiti në debat para studentëve

 

22 maj 2008 – Ministri i arsimit dhe shkencës së R. Maqedonisë, z. Sulejmani Rushiti ishte mysafiri i radhës në debatin universitarë, përballur me studentët.
Ministri u përqëndrua në të arriturat e USHT-së dhe angazhimin e tij dhe të Partisë Demokratike Shqiptare për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ai numëroi të arriturat e përbashkëta për Universitetin si akreditimi i 10 fakulteteve në ciklit të parë të studimeve si dhe ciklin e dytë të studimeve master në USHT, rregullimin e hapësirave, disperzimin e hapësirave dhe rritjen e numrit të të punësuarve akademik e administrativ në Universitet.


Më tej ai shpalosi edhe platformën politike dhe pikat e vizionit të PDSH-së për Universitetin Shtetëror të Tetovës në të ardhmen. ”Viti 2009 do të jetë viti i projekteve për hulumtim. Tashmë vetëm se janë krijuar parakushtet dhe janë në fazën e fundit instalimi i laboratorëve modern për të gjitha fakultetet. Do të vazhdojmë me punë në drejtim të akreditimit të ciklit të tretë të studimeve, të doktoraturës, do të angazhohemi në hapjen e drejtimeve të reja atraktive që i kërkon tregu i punës, e që nuk ekzistojnë në Maqedoni.”-tha ndër të tjera ministri Rushiti.


Duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve, ministri përmblodhi se rinia shqiptare është mjaft e avancuar dhe se vërehët se çdo gjeneratë është gjithnjë e më shumë e avancuar në akceptimin e vlerave demokratike dhe këmbëngulëse në avancimin e çështjeve. ”Studentët janë motori i çdo shoqërie dhe partitë politike janë vetëm servis i çdo shoqëroje. Vërejmë tek rinia një filozofi tjetër, që na bën optimist për një të ardhme të ndritur. Pikërisht për këtë Partia Demokratike Shqiptare krenohet që ka një ekip relativisht të ri në moshë dhe që është në gjendje të përballet me çdo sfidë”.


Gjatë debatit u fol edhe për më shumë pika, si ecuria e procesit parazgjedhor, debatet e krijuar rreth zgjedhjeve etj.


Në debat ishin të pranishëm dekanë të fakulteteve të USHT-së, profesorë e studentë. Debati u përcoll edhe nga disa pika muzikore nga studentët e programit studimor Art muzikor.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu