Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

Shkolla verore ekonomike 2008 në Ohër, përmbyllet projekti 3 vjeçar

 

Në kuadër të projektit Tempus, Fakulteti Ekonomik për herë të tretë radhazi organizon shkollën e tretë verore ekonomike Ohër 2008 nga data 22 -28 qershor, në bashkëpunim me universitetet partnere të projektit si Universiteti Staffordshire në Angli, Universitetin Vaxjo në Suedi si dhe Free University në Bruksel dhe Berlin.


Temë qendrore e kësaj shkolle verore është “Business and Economics Education in State Univeristy of Tetova” si temë përmbyllëse e punës 3 vjeçare në kuadër të projektit Tempus për zhvillimin e kurrikulave dhe avancimin e stafit  të Fakultetit Ekonomik pranë Univeristetit Shtetëror të Tetovës.
Hapjen solemne të shkollës verore e bëri Dekani i Fakultetit Ekonomik i cili u shpreh mirënjohës për angazhimin e të gjithë institucioneve partnere në projekt për përmbylljen me sukses të aktiviteteve të parapara. Sekretari gjeneral i USHT-së, Ali Salihi në emër të Rektorit të USHT-së, prof.dr. Sadi Bexheti dhe të udhëheqësisë së Universitetit shprehu gjithashtu falënderime për mbështetjen dhe ndihmën e universiteteve evropiane partnere në projekt, në drejtim të zhvillimit të plan-programeve të drejtimeve të Fakultetit Ekonomik. Fjalë rasti mbajti edhe prof. Iraj Hashi, koordinator kryesor i projektit i cili përmblodhi aktivitetet e parapara 3 vjeçare si të suksesshme dhe u shpreh optimist për bashkëpunime dhe projekte në të ardhmen.


Në kuadër të shkollës një javore profesionale ekonomike pjesëmarrës janë profesorë nga universitetet partnere si profesor Iraj Hashi dhe profesor Geoff Pugh (Universiteti Staffordshire), profesor Harald Niklasson dhe Senada Bahto (Universiteti Vaxjo), Mark Leys (Bruksel) , profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Riinvest ndër të cilët dr. Selman Selmanaj, dr. Muhamet Mustafa, mr. Besnik Krasniqi etj., dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dr. Omer Stringa dhe i gjithë stafi i Fakultetit Ekonomik pranë USHT-së. Përveç sublimimit të rezultateve të efikasitetit të projektit, gjatë javës pjesëmarrësit do të prezantojnë punime shkencore dhe do të organizohen workshope kryesisht mbi ekonometrinë.

 

Zyra për informim e USHT-së

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu