
Lajmet:
Falsfikohet web-faqja zyrtare e USHT-së
Universiteti Shtetëror i Tetovës e njofton opinionin publik në RM, se udhëheqësia e shkarkuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RM e këtij institucioni, përpos keqpërdorimeve të shumta që ka bërë gjatë periudhës që ka udhëhequr me këtë institucion, edhe më tej vazhdon me shantazhe dhe falsifikime. Kohëve të fundit, pa përgjegjshmërinë e tyre janë duke e shfaqur nëpërmjet mjeteve të informimit, duke plasuar dezinformata dhe spekulime prej më të ndryshmeve. Kjo formë spekulative e komunikimit, kulmin e ka arritur me falsifikimin e faqes zyrtare të internetit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. E keqja më e madhe qëmdron në faktin se ata që janë mësuar vazhdimisht me keqpërdorime financiare, edhe faqen “kinse zyrtare” të Universitetit Shtetëror të Tetovës e kanë falsifikuar dhe e kanë regjistruar me domen komercial. Në bazë të njohurive të Zyrës për Informim të USHT-së, web faqja komerciale “kinse zyrtare “ e USHT-së, është e regjistruar më 8 korrik 2009 në SHBA. Për shkak të falsifikimit dhe keqpërdorimit të keqbërërsve, Universiteti Shtetërorë i Tetovës, do të ngrejë padi penale për falsifikuesit e faqes zyrtare të internetit të USHT-së. Zyra për Informim e USHT-së |
PARLAMENTI I STUDENTËVE 
