Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Zv.ministri i bujqësisë dhe profesorë përballë fermerëve
Debati universitar i radhës organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë-programi në gjuhën shqipe, iu përkushtua temës së bujqësisë, zhvillimit të bujqësisë në Maqedoni, funksionimit të politikave agrare dhe tema të tjera të lidhura me bujqësinë. Të ftuar në debat ishin zëvendës ministri i bujqësisë në RM, z. Pero Dimshoski, profesor Joseph King, shef i Institutit Ndërkombëtar për bujqësi – Borlaug nga Universiteti i Teksasit dhe profesor Namik Durmishi nga Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe ushqimit pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Të ftuar në debat ishin edhe fermerë, pronarë dhe përfaqësues të kompanive prodhuese. Zëvendës ministri i bujqësisë prezantoi në pika të shkurta strategjinë e qeverisë për bujqësinë dhe politikat agrare për këtë vit. “Qeveria e tanishme ka një konceptim krejtësisht të ndryshëm për bujqësinë. Nga fakti se jao merr pjesë me 17 % në buxhetin e përgjithshëm të Maqedonisë, është e logjikshme se nuk mjaftojnë investime prej vetëm 1 ose 2 % të buxhetit në bujqësi, si më parë. Prandaj vitin e kaluar e sidomos për këtë vit kemi ndarë mjete në masë të konsiderueshme dedikuar bujqësisë dhe sektorëve përkatës varësisht nga prioritetet dhe nevojat konkrete”-u shpreh z. Pero Dimshoski. Profesor Joseph King, udhëheqës i Institutit Ndërkombëtar për bujqësi – Borlaug të Universitetit të Teksasit vlerësoi se Maqedonia ka resurse dhe kapacitete të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë.
“Nga vizitat që kam bërë këto ditë fermerëve, prodhuesve, shoqatave të bujqve dhe institucioneve, unë vërej se ka mundësi dhe jam optimist se me bashkëpunimin e mirëfilltë mes institucioneve shkencore siç është Fakulteti i Teknologjisë ushqimore pranë USHT-së, fermerëve dhe Ministrisë së bujqësisë, mundësitë për zhvillim janë të mëdha”-u shpreh profesor Joseph King. Ai gjithashtu përshkroi mënyrën e organizimit të zinxhirit të komunikimit dhe bashkëpunimit në Teksas, që sipas tij, është model nëpër tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi: “Fermerët janë të njëjtë kudo. Problemet janë të ngjashme, si të sigurohen mjete, si të sigurohet ekzistencë, si të rriten efektet e prodhimit dhe si të plasohen produktet. Për këtë arsye në SHBA fermerëve u qasemi me shkencë dhe me këshilla shkencore ne ndihmojmë fermerët.” Prof. Namik Durmishi nga Fakulteti i teknologjisë ushqimore dhe ushqimit pranë USHT-së, bëri një rezyme dhe arsyetim për ekzistimin e këtij drejtimi.
Sipas tij, Maqedonia është vend me hapësira të mëdha të tokës bujqësore dhe mundësi të mëdha për zhvillime në këtë drejtim, por Maqedonia duhet të standardizojë politikat me UE-në dhe rrjedhimisht të standardizojë produktet, të siguroj kualitet dhe të jetë konkuruese. “Për këto qëllime kërkohen profesionistë që njohin këto problematika dhe janë në gjendje të përballen me këto sfida. Prandaj lindi nevoja për themelimin e Fakultetit të teknologjisë ushqimore dhe janë pikërisht studentët e këtij fakulteti ata që do të udhëheqin këtë rrugë”- u shpreh z. Durmishi. Fermerët nga ana tjetër shprehën mirënjohje për politikat e fundit të Qeverisë për stimulimin e bujqësisë përmes subvencionimit dhe investimeve në bujqësi me disa vërejtje dhe pakënaqësi. “Bëhen hapa pozitiv në drejtim të përkrahjes së bujqësisë dhe kjo është për të u përshëndetur, megjithatë duhet të zgjerohet fushëveprimi i intervenimeve të Qeverisë në bujqësi, nëpër të gjitha degët e bujqësisë dhe një strategji nacionale për këtë”- u shpreh njëri nga fermerët i pranishëm në debat. |
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


