Lajme:

 

Takim fillestar i partnerëve të projektit TEMPUS për Kulturën Fizike


Universiteti Shtetëror i Tetovës ishte nikoqir i përfaqësuesve nga shtatë universitete të ndryshme nga Roma, Vjena, Tirana e Prishtina. Shkak ishte takimi fillestar për koordinimin e aktiviteteve për projektin e ri në kuadër të Tempus 4, të fituar nga USHT dhe institucionet tjera partnere nga Evropa dhe regjioni,  për harmonizimin e kutikulave të shkencave të sportit të Ballkanit në perspektivat e BE-së. Bartës i këtij projekti është Universiteti i Romës për shkencat e sportit, Itali. Pikërisht, rektori i këtij universiteti, prof. dr. Paolo Parizi qëndroi në Tetovë dhe organizoi një takim koordinues me universitetet dhe institucionet tjera partnere në projekt.

Rektori Parizi dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera partnere në projekt u pritën nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti ku edhe organizuan një takim të përbashkët. Pas takimit, rektori i Universitetit të Romës, prof. dr. Paolo Parizi  u shpreh: “Është hera e parë që vijmë në Tteovë dhe kjo është një vazhdim i eksperiencës që kemi me Universitetin e Tiranës, eksperiencë e cila ka qenë shumë e suksesshme nga aspekti akademik dhe shoqëroro-kulturor, bazohet mbi homogjenizimin e sistemit universal, në kuptim të dallueshmërisë lokale por në kontekst të Unionit Evropian”. Ndërkaq, rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti falënderoi delegacionin për praninë e tyre në USHT dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e përbashkët për të fituar këtë projekt shumë të rëndësishëm.

 

“Ky është një prej më shumë projekteve në kuadër të TEMPUSit që ka fituar këtë vit Universiteti Shtetëror i Tetovës. Bartës i këtij projekti është Universiteti i Romës për shkenca të sportit, ndërsa partnerë pos nesh janë edhe Universiteti i Prishtinës, Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Tiranës, Universiteti i Kulturës Fizike të Vjenës.

 

Nga ky projekt përveç qëllimit kryesor në harmnizimin e kurrikulave të universiteteve ballkanike me universitetet evropiane, do të përfitojnë më së shumti studentët, por edhe stafi akademik i Fakultetit të Kulturës fizike.”-u shprej rektori Bexheti. Fjalë rasti mbanë edhe rektori i Universitetit të Vjenës dhe i Akademisë së Edukimit Fizik dhe sporteve të Tiranës. Koordinator i projektit nga USHT-ja, është doc. dr. Bexhet Toçi. Projekti zgjat 3 vite dhe ka për synim bashkëpunimin në fushën kërkimore shkencore dhe zhvillimin e marrëdhënieve universitet-ndërmarrje-shoqëri.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000