Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

Mbrëmjet maqedonase edhe në USHT
                                             

Tetovë, 23 maj - Me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë "Shën Kirili e Metodi", të premten në mbrëmje  në amfiteatrin e USHT-së në Tetovë, u mbajt manifestimi “mbrëmjet maqedonase”.
Sonja Novotni, shef i programit studimor gjuhë dhe letërsi maqedonase në USHT,  tha se kemi organizuar një manifestim për shkak të përfundimit të vitit të parë nga ana e gjeneratës së parë maqedonas dhe titullohet mbrëmjet maqedonase.

 

Ndërsa Liljana Goshevska, ligjëruese në katedrën e gjuhës dhe letërsisë maqedone në USHT, shprehet se kjo mbrëmje organizohet për herë të parë dhe shpresa jonë është se kjo do të jetë traditë.

 

”Këtë vit shënojmë mbarimin e mësimit të gjeneratës së parë të studentëve maqedonas dhe vendosëm të japim një kontribut modest në shënimin e manifestimit - Dita e iluministëve mbarëslloven “Shën Kirili dhe Metodi”, që shënohet në gjithë shtetin.

 

Rektori i USHT-së Sadi Bexheti theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës mundohet që të krijojë kushte për të gjithë studentët pa dallim kombësie.”Ky universitet nuk është vetëm i shqiptarëve por edhe i maqedonasve dhe të tjerëve dhe të gjitha të drejtat i keni të barabartë. Kjo do të thotë se edhe në të ardhmen ne do të mundohemi që të pranojmë student edhe nga qytetet tjera që do të dëshirojnë të studiojnë në USHT edhe në gjuhën maqedonase.

 

Ne kemi sjellë vendim që të paguajmë më shumë profesorët të cilët do të ligjërojnë në tre gjuhë: shqipe, maqedonase dhe angleze, pikërisht për këtë arsye, duke nxitur ligjërimin në më shumë gjuhë”, tha Bexheti. Gjithsej 175 student të nacionalitetit maqedonas studiojnë në USHT.
Studentët e programit studimor gjuhë dhe letërsi maqedone kishin përgatitur një program të pasur me poezi, citate, monologje e këngë.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu