Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

USHT dhe MASH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Limozhit për studime Master

 

Me datë 24 dhe 25 janar 2008, Ministri për arsim dhe shkencë i Republikës së Maqedonisë, zotëri Sulejman Rushiti dhe e Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti në Universitetin e Limozhit, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe franko-austriako-maqedonase për krijimin e një Masteri mbi komunikim ndërkulturor dhe marrëdhënie diplomatike në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Të iniciuara dhe të këshilluara nga Qendra franko-austriake për kërkime pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës, e drejtuar nga profesori Michel Cullin, këto studime origjinale në gjuhë frënge, gjermane dhe angleze parashihet të fillojnë në vitin akademik 2008-2009. Studimet zgjasin dy vite dhe duhet të përfshijnë ndër tjerash edhe aktivitete kërkimore që kanë të bëjnë me problematikat mbi të kaluarën të shtjelluara në Qendrën për kërkime mbi marrëdhëniet franko-austriake të Akademisë Diplomatike të Vjenës nga njëra anë dhe në Institutin e Shkencave humane dhe shoqërore të Universitetit të Limozhit nga ana tjetër.

Universiteti i Limozhit i cili ka tashmë një Master profesional për menaxhment ndërkulturor parasheh të këmbejë me Universitetin Shtetëror të Tetovës studentët e interesuar nga të dy Masterët, sidomos për fazat (semestrat) që duhet bërë jashtë vendit në kuadër të këtyre studimeve. Përveç tjerash, mësimdhënës-kërkues nga Universiteti i Limozhit dhe nga Akademia Diplomatike e Vjenës, në kuadër të Masterit, në Maqedoni do të mbajnë seminare për kërkime që kanë të bëjnë ndër tjerash edhe me marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën, problematikat mbi të kaluarën dhe komunikimin ndërkulturor, në gjuhë frënge dhe austriake.

Modalitetet financiare të këtij bashkëpunimi duhet të jenë objekt diskutimesh dhe negociatash të mëvonshme me autoritetet ministrore dhe ambasadat e vendeve përkatëse.

 

 

Zyra për informim  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu