Lajme:

 

Koncert vjetori i studentëve të Artit muzikor


Nën organizimin e programit studimor të Artit muzikor pranë Fakultetit të Arteve të USHT-së, studentët e këtij drejtimi u prezantuan në Koncertin vjetor, në hapësirat e Rektoratit të USHT-së. Në koncert ishin të pranishëm stafi akademik i USHT-së, studentë e prindër.

 

Programi artistik përfshiu disa pika muzikore të drejtimeve teorike dhe vokalo-instrumental, si duet klarinetësh, trio harqesh, duo klarinet-kitarë dhe disa pika të korit të Fakultetit, respektivisht USHT-së, nën drejtimin e dirigjentit, prof.  Arifikmet Xhemaili. Koncerti vjetor i artit muzikor tanimë është tradicional  dhe organizohet pikërisht në këtë periudhë, pak para përfundimit të vitit akademik. Koncerti u organizua nga shefi i programit studimor të Artit muzikor, doc.mr Zylqifli Ziba.

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000