Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

Debati universitar – Sqarohet çështja e magjistrantëve të UT-së

 

26 qershor 2008 – Në edicionin e radhës së debatit universitar organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës me Radio Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, u debatua çështja e studimeve pasdiplomike në Universitetin e Tetovës deri në vitin 2004 si dhe studimet e rregullta deridiplomike dhe pasdiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga ky vit akademik në programe studimore të akredituara.


Të ftuar në debat pos Rektorit të USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, dekanit të Fakultetit juridik, dr. Musli Halimi e dekanit të FSHMN-së, dr. Havzi Memeti ishin edhe Liri Ziba, Adnan Fejzullahu (studentë të historisë) dhe studentë të tjerë që kanë vijuar dhe mbaruar studimet e magjistraturës në periudhën e para legalizimit të Universitetit të Tetovës.
Debati u iniciua nga Rektorati i USHT-së, me qëllim të qartësimit të paqartësive që u krijuan në opinion rreth procedurës së realizimit të të drejtave të studentëve që kanë studiuar në studime të magjistraturës gjatë periudhës kohore deri në vitin 2004.


Rektorati i USHT-së, duke qenë transparent dhe për të treguar angazhimin e plotë në dobi të të gjithë studentëve që kanë vijuar studimet  e ciklit të parë dhe të dytë, në periudhën e cekur, organizoi debat me qëllim qartësimi të keqkuptimeve dhe informimit të drejtpërdrejt të tyre.
Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti informoi të pranishmit në debat mbi ecurinë e tërë procesit të njohjes së studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike të studentëve që kanë vijuar studimet në periudhën e para legalizimit të Universitetit. Ai potencoi angazhimin e komisioneve të veçanta në kuadër të fakulteteve dhe në nivel të Rektoratit, të krijuara pikërisht për këtë çështje me qëllim të tejkalimit të pengesave dhe njohjes së titujve. “Që nga angazhimi ynë si udhëheqësi e Universitetit, kemi punuar përmes komisioneve në futjen e të gjitha fushave të studimit në korniza ligjore. Tani, ne kemi 10 fakultete me 93 programe studimore të akredituara dhe në 33 prej tyre organizojmë edhe studime të ciklit të dytë-master. Kësisoj ne kemi risistemuar fushat e studimeve ekzistuese të UT në fakultetet e akredituara të USHT-së. Vetëm  pas këtij veprimi dhe në bazë të dispozitave ligjore të parapara nga Ligji i ri për arsim të lartë, ne mund të zgjidhim çështjen e të diplomuarve në periudhën deri në gusht të 2004, qoftë në studime deridiplomike, apo në ato të magjistraturës.”- u shpreh Rektori i USHT-së.
Rektori sqaroi se çështja e njohjes së titujve të fituar në këtë periudhë do të zgjidhet përmes Komisioneve përkatëse në fakultete dhe komisionit në nivel të Universitetit dhe se çdo rast do të shqyrtohet individualisht deri në marrjen e Vendimit përfundimtar. “Ne si udhëheqësi, kemi insistuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështje dhe përfundimisht kemi arritur në pikën ku mund të realizojmë njohjen e këtyre studimeve. Por, gjithsesi duhet të respektojmë dispozitat ligjore të Ligjit për arsim të lartë. Për atë arsye ne kemi shpallur Njoftim për regjistrimin e studentëve të UT-së në studime pasdiplomike në fakultetet e USHT-së, përmes së cilit respektohet procedurat ligjore dhe realizohen të drejtat e studentëve të asokohshëm të UT-së.” shtoi Rektori Bexheti.
Edhe dekanët e juridikut dhe FSHMN-së, Musliu dhe Memeti sqaruan procedurën e transferimit të studentëve nga UT në USHT dhe siguruan të njëjtit se Universiteti Shtetëror i Tetovës punon në interes të tyre dhe zgjidhjes përfundimtare të statusit të tyre.
Në debat u bisedua edhe për Konkursin për studime pasdiplomike në USHT, ku Rektori i USHT-së informoi mbi fushat e studimeve ku mundësohen studime master dhe modelet që ofron USHT-ja, si për studentët që kanë mbaruar studimet 4 vjeçare (gjithsej 240 kredi ECTS të akumuluara) e që u ofrohen studime master 1 vjeçare (60 ECTS) dhe për studentët që kanë mbaruar studimet deridiplomike 3 vjeçare (180 ECTS) e për të cilët ofrohen studime master 2 vjeçare (120 ECTS).
Konsiderojmë se debati ka qenë shumë konstruktiv, transparent dhe mbi të gjitha i karakterit informativ për çështjen e studentëve që kanë studiuar në UT deri në vitin 2004.
Universiteti Shtetëror i Tetovës është institucion i hapur dhe transparent në dispozicion të të gjithë shoqërisë.

Zyra për informim e USHT-së

 

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu