Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Maratonë në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës

 

Tetovë, 27 shkurt - “Kjo është mënyra ime për ta përkrahur pavarësinë e Kosovës”. Këto kanë qenë fjalët e Adem Selmanit, të cilat i ka thënë para nisjes së maratonës me destinacion Tetovë-Prishtinë. Në ora 09:10 Selmani është nisur nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ndërsa në përkrahje të tij janë nisur edhe një grup studentësh nga Fakulteti i Kulturës Fizike pranë USHT-së, të cilët e kanë ndjekur atë deri në afërsi të objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të USHT-së.

“Shpresoj se gjithçka do të ecë ashtu sikurse është paraparë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rrugën prej 104 km, deri te monumenti i Skënderbeut në Prishtinë, shpresoj se do ta kaloj për më pak se 13 orë. Megjithatë e rëndësishme për mua është që ta përfundoj maratonën”, ka thënë Selmani para nisjes.

Maratonisti Adem Selmani gjatë maratonës do të jetë i shoqëruar nga një ekip i Fakultetit të Kulturës Fizike, ekipi shëndetësor i Shtëpisë së Shëndetit-Tetovë, Policia e Tetovës, si dhe nga Shërbimi Policor i Kosovës. Në Prishtinë, para monumentit të Skënderbeut, Selmani do të pritet nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës.

Maratona në fjalë organizohet nga USHT-ja, respektivisht nga Fakulteti i Kulturës Fizike, ndërsa realizohet nga maratonisti i njohur shqiptar Adem Selmani, i cili edhe në evenimente të tjera garon me ngjyrat e USHT-së. Kjo maratonë organizohet me qëllim të përkrahjes së Pavarësisë së Kosovës.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu