Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Xhelil Bajrami përballë studentëve

 

Tetovë, 27 dhjetor - Në emisionin e pestë të ciklit “Debati universitar në Universitetin Shtetëror të Tetovës”, përballë studentëve ka qëndruar kreu i Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MAJPH), Xhelil Bajrami. Në këtë emision janë trajtuar shumë tema të këtij dikasterit, si kërkesë e studentëve të cilët kanë parashtruar shumë pyetje. Ministri Bajrami ka folur për ndotësit e ambientit në vend, projektet për mbrojtje të ambientit, bashkëpunimin me organizatat joqeveritare (OJQ), komunikimin me pushtetin vendor, fondet e siguruara nga Bashkimi Evropian, investimet që ka bërë MAJPH-ja në vendbanime të ndryshme, si dhe planet e kësaj ministrie për vitin e ardhshëm.  

 

Fillimisht, ministri Xhelil Bajrami është përballur me një pyetje jashtë dikasterit të tij, respektivisht qëndrimit që do të mbaj Qeveria e Republikës së Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Ministri Bajrami është përgjigjur se qytetarët e Kosovës, në këtë rast, kanë një të drejtë ndërkombëtare, atë të vetëvendosjes. Këtë gjë ai e ka arsyetuar me praktikën e përdorur nga popujt tjerë të ish-federatës jugosllave. Ministri Bajrami ka thënë se rrolin kryesor në zgjidhjen e statusit final të Kosovës duhet ta bartin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që ndër shtetet e Bashkimit Evropian nuk gjendet gjuhë e përbashkët. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe partia shqiptare në pushtet, Partia Demokratike Shqiptare, deri më tani e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre për Kosovën. Maqedonia ndoshta nuk do të jetë e para që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës por një gjë është e qartë, se Maqedonia dhe Kosova janë shumë të lidhura”, tha ministri Bajrami.  

 

 

I përballur me shumë pyetje të auditorit të studentëve të USHT-së, fillimisht ministri Bajrami ka thënë se si detyrë të parë me ardhjen e tij në krye të MAJPH-së ka qenë krijimi i një praktike të re të funksionimit. Ai ka thënë se fillimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me aktorët në zgjidhje të problemeve dhe hartimi i listës së prioriteteve për zgjidhje, kanë qenë parakusht për një nisje të mbarë. “Për të qenë i sinqertë, komunikimi me pushtetin vendor nuk ka qenë edhe aq në nivel. Megjithatë unë shpresoj se kemi arritur që të kemi sukses edhe duke vepruar të ndarë” është përgjigjur Bajrami në pyetjen se si ka qenë bashkëpunimi me komunat me shumicë shqiptare. Megjithatë ai ka shtuar se për komunat shqiptare në vitin e shkuar janë ndarë mjaft fonde për të zgjidhur problemet që tangojnë ata. “Nga buxheti i përgjithshëm prej 13 milion denarë, vetëm për Tetovën janë ndarë rreth 8 milion denarë. Qeveria ka vendosur që të rregulloj lumenjtë dhe kjo do të bëhet edhe në Tetovë. 

 

 

Ky qytet meriton të duket bukur” ka thënë Bajrami. Ai u ka bërë thirrje të gjitha OJQ-ve, edhe nga vendbanime të tjera që të hartojnë projekte për problemet që hasin vendbanimet në fjalë dhe të drejtohen në dikasterin e tij. Në anën tjetër, i pyetur për fondet që Maqedonia merr nga Bashkimi Europian për ruajtjen e ambientit jetësor, ministri MAJPH-së ka thënë se është i kënaqur me gjithë atë që është realizuar deri më tani. Ai ka paralajmëruar se në vitin 2008 Maqedonisë do ti akordohen rreth 35 milion euro na Bashkimi Evropian për mbrojtje të ambientit. Në debat përveç personaliteteve të tjera të larta, i pranishëm ka qenë edhe Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës prof. dr. Sadi Bexheti. Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se në planet për vitin 2008, USHT ka paraparë edhe ndërtimin e një objekti në Strugë, për nevojat e programeve studimore të Ekologjisë që funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN) si dhe programit studimor të Turizmit, që vepron në kuadër të Fakultetit Ekonomik. Ndërkaq i njëjti objekt do të shërbejë edhe për organizimin e konferencave shkencore, seminareve si dhe aktiviteteve tjera që organizon USHT-ja. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës na ka ndarë një tokë, për të cilën kemi përgatitur projektin dhe planin e ri. Kështu që do të ndërtohet një objekt, i cili përveç se do të shërbejë për programet studimore të turizmit dhe ekologjisë, do të shërbej edhe për organizimin e konferencave shkencore, seminareve dhe aktiviteteve tjera që organizon Universiteti. E gjithë kjo do të realizohet si partneritet privat”, tha rektori Bexheti. Në vazhdim ai ka potencuar se investimi që bën Universiteti për dy programet studimore të saj në Strugë do të ndikoj edhe ekonomikisht për këtë qytet. Rektori Bexheti potencoi se tashmë këto programe janë kompletuar edhe me kuadrin e nevojshëm, duke theksuar punësimet e reja që janë bërë si dhe angazhimin e profesorëve nga Universiteti i Tiranës dhe i Vlorës.  

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu