Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debat Universitar: Mitrovica pas shpalljes së pavarësisë

 

Tetovë, 28 shkurt - “Funksionimi i qytetit të Mitrovicës” ka qenë tema e radhës në Debatin Universitar. Të enjten në mbrëmje, para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe TVM-së, kryetari i Komunës së Mitrovicës, respektivisht ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka diskutuar për një sërë problemesh të cilat janë paraqitur para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, lidhur me çështjen e qytetit të Mitrovicës. Sipas tij ndarja e imponuar në baza etnike, respektivisht në Mitrovicë veriore dhe atë jugore, është një ndarje e karakterit të brendshëm kosovar, brenda të cilit nuk do të ketë kufinj të ri.


“Mitrovica do të mbetet një qytet, ndërsa në të do të funsionojnë dy komuna. Korniza ligjore që do të aplikohet në Kosovë për organizimin territorial do të mundësoj që brenda një qyteti të funksionojnë më shumë komuna. Një gjë e tillë do të aplikohet edhe në Prishtinë, Gjakovë, Pejë por edhe në Mitrovicë. Askush nuk është kundër një organizimi të tillë, por e gjithë kjo mbetet brenda kufijve të Republikës së Kosovës”, ka thënë kreu i pushtetit vendor në Mitrovicë, Bajram Rexhepi. Ai ka shtuar se ndarja e Kosovës është e pamundur meqënëse një gjë e tillë është e papranueshme si për palën kosovare, poashtu edhe për faktorin ndërkombëtar. Ai gjithashtu ka folur edhe për resurset minerale që posedon kjo komunë, duke vënë theks të veçantë në minierat dhe pozicionin e tyre në vendbanimet shqiptare dhe serbe.


Në anën tjetër ish-kryeministri Rexhepi është  përgjigjur edhe për jetën e tij private, respektivisht për vendbanimin e tij.
“Unë kam shtëpinë në pjesën veriore të Mitrovicës. Në periudhën kur kam qenë kryeministër në Mitrovicë kam shkuar vetëm për ditë pushimi, ndërsa tash kur jam kryetar i Komunës jetoj në shtëpinë time në veri. Unë lëviz i lirë dhe pa shoqërim apo sigurim të veçantë” ka thënë Rexhepi. Ai ka shtuar se tensionet e paraqitura në veri nga dita në ditë shkojnë duke u qetësuar, edhe përkundër faktit që faktori serb përpiqet që t’i intensifikoj.


Ndër pyetjet e studentëve dhe të teleshikuesve theks i veçant është vënë edhe mbi çështjet e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO, respektivisht realiteteve të reja që paraqiten në këtë drejtim pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në pyetjen se a do të paraqiste problem anëtarisimi i Serbisë në BE, për integrimin e Kosovës, Rexhepi është përgjigjur:
“Në asnjë mënyrë Serbia e integruar në BE nuk do të mund të paraqiste problem për integrimin e Kosovës në këtë union. Kushti kryesor që do t’i parashtrohet Serbisë për tu anëtarësuar në BE do të jetë që ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës” ka thënë Rexhepi.
Në këndin blu të debatit universitar kanë marrë pjesë edhe disa ligjërues universitar dhe ekspertë të ndryshëm, ndër të cilët doc. Dr. Ylber Sela dhe analistja Adelina Marku.     

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu