Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

Bertrand Badie ligjëroi në USHT  mbi marrëdhëniet ndërkombëtare

 

Eksperti francez mbi marrëdhëniet ndërkombëtare qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ai u prit nga Rektori i USHT-së dhe zyra për marrëdhënie ndërkombëtare. Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti informoi profesorin francez mbi të rejat e fundit në USHT dhe mbi programet interkulturore të iniciuara nga Universiteti.


Dr. Bertrand Badie mbajti ligjëratë para studentëve me temë “marrëdhëniet ndërkombëtare, multilaterizimi”.
Me një qasje kronologjike të ndryshimeve të politikës të jashtme të shteteve dhe iniciativave  të ndërmarra për bashkëpunime mes popujve, profesori Badie sqaroi zhvillimet dhe ideologjitë kryesore të inovatorëve të multilaterizmit, prej Hobsit, Dyrkemit, Bonzhuas, Vilsonit, Ruzveltit etj.


“Multilaterizmi është një çështje komplekse në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një qasje është institucionalizmi ku vëmendje i kushtohet fuqisë dhe qasja tjetër është solidarizmi, i vili përqendrohet në çështjet shoqërore dhe integrimet në shoqëri. Historikisht, sipas ngjarjeve që kanë ndodhur (Lufta e II-të Botërore, Lufta  e Ftohtë etj) kanë ndryshuar edhe konceptet mbi multilaterizmin dhe në këtë periudhë, multilaterizmi ka të bëjë me tentativa për të dhënë, promovuar integrime ndërkombëtare.”- tha ndër të tjera prof. Badie në ligjëratë.


Dr. Bertrand Badie ka përfunduar doktoraturën në Institute d’Etudes Politiques (IEP) në vtin 1975. Tani ai ligjëron në IEP, është drejtor i programit të doktoraturës për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe drejtor i Masterit të zgjedhur të Marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkencat Politike. Ka qenë drejtor i botimeve në Presses de Sciences- Po (1994-2003) dhe ka drejtuar Qendrën Rotary Foundation për Studime Ndërkombëtare të Paqes dhe Zgjedhja e Konfliktit (2001-2005). Është hulumtues në më shumë fusha studimi: marrëdhëniet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, shumanshmëria, sociologjia në marrëdhëniet ndërkombëtare etj.

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu