Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Delegacion i Universitetit të Vjenës qëndroi në USHT
29 maj 2008 - Një delegacion i Fakultetit filozofik dhe shkencave të edukimit pranë Universitetit të Vjenës, i udhëhequr nga përgjegjësja e departamentit të shkencës, prof. dr. Ilse Schrittesser dhe prof. dr. Ednan Aslan qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë islame të Maqedonisë, Afrim Tairi dhe shefi i kabinetit të BIM, Agron Vojnika.
Delegacioni i Vjenës më vonë u takua edhe me Ministrin e arsimit dhe shkencës ku u diskutuan mënyrat dhe procedurat e fillimit të bashkëpunimit mes 2 institucioneve të larta arsimore, Universitetit të Vjenës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Udhëheqës të Spitalit nga Hamburgu në vizitë pune në USHT Të mërkurën, 28 maj 2008, në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan udhëheqësi i departamentit të urologjisë në Klinikën Segeberger në Hamburg, dr. Aksam A. Zassin dhe dr. Farid Saad, drejtor shkencor i Bayer HealthCare. Njëkohësisht, ata janë edhe profesorë në Gulf Medical College në Emiratet Arabe.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu
