U organizuan Ditët e hapura në USHT
Më 29 dhe 30 prill 2009, Universiteti Shtetëror i Tetovës përmes një sërë aktivitetesh organizoi Ditët e hapura, si formë e prezantimit të drejtpërdrejtë të ofertës së USHT-së për studentët e ardhshëm. Dy ditë radhazi, studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre kishin mundësi të njihen për nga afër me ofertën e ndonjërit nga 11 Fakulteteve, 35 programeve studimore dhe 94 drejtimeve të USHT-së, kushtet e përgjithshme, planprogramet, kriteret e regjistrimit etj., në njërën nga 11 pikat e informacionit, të ndara sipas fakulteteve.

Ndërkaq, më 30 prill 2009 u organizua hepening – Koncert në Qendër të Tetovës me këngëtarët e mirënjohur të estradës sonë: Selami Kolonja, Bajramali Idrizi, Besiana Mehmedi, Saranda Ymeri, Shkumbin Ismaili, Kastriot Latifi, Rina, Objective Group, The B.I.G. Factor etj. Qindra maturantë dhe të interesuar të tjerë, nga më shumë qytete të Maqedonisë dhe më gjerë ndoqën këto aktivitete gjatë Ditëve të hapura të USHT-së.

Universiteti Shtetëror i Tetovës ofron studime deridiplomike dhe të magjistraturës (master) në 11 fakultete, edhe atë:
- Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore
- Fakulteti i Shkencave të Zbatuara
- Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë (vetëm studime deridiplomike)
- Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe Të ushqyerit
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti Filozofik
- Fakulteti Filologjik
- Fakulteti i Arteve
- Fakulteti i Kulturës Fizike
- Fakulteti i Biznes Administratës (Kumanovë).



Për informacione më të detajuara për lëndët interne dhe eksterne që nevojiten për regjistrim në USHT mund ti merrni këtu.