Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizata “Ndihmë prej njeriut te njeriu” me iniciativë për kurse të licencuara të gjuhës gjermane në USHT

 

Përfaqësuesit e organizatës humanitare ndihmëse “Ndihmë prej njeriut te njeriu” (Hilfe von Mensch zu Mensch), z. Dieter Hutter dhe znj. Sadija Klepo qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Qëllimi i vizitës ishte fillimi i bashkëpunimit mes organizatës që përfaqësojnë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në drejtim të organizimit të kurseve të licencuara të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj për studentë dhe qytetarë.


Organizata “Ndihmë prej njeriut te njeriu” ka marrë licencën për organizimin e kurseve të gjuhës gjermane edhe jashtë shtetit gjerman, pas strategjisë së re të iniciuar nga Gjermania nga 1 marsi i këtij viti, si dhe kufizimeve për hyrje në shtetin gjerman pa njohurinë e gjuhës gjermane.
Projekti i përbashkët parasheh organizimin e kurseve dhe fitimin e certifikatës A1 për vijuesit e kurseve, certifikatë kjo e domosdoshme për studentët dhe qytetarët e Maqedonisë për hyrje në territorin gjerman dhe ushtrimin e marrëdhënieve të punës, qëndrimit në Gjermani apo studimeve. Kjo do të realizohet përmes themelimit të një qendre të licencuar në USHT për organizimin e kurseve për të gjithë studentët dhe qytetarët e RM-së me të drejtë nënshtrimi për certifikatën A1 të kërkuar nga ambasada gjermane për rregullimin e dokumenteve të udhëtimit për në Gjermani.

Në emër të Rektorit të USHT-së, prorektorët për arsim dhe ai për shkencë, prof. dr. Agim Vela dhe doc. dr. Agim Shabani përshëndetën një iniciativë të tillë të ndërmarrë nga Organizata “Ndihmë prej njeriut te njeriu”.


 “USHT ka marrëveshje bashkëpunimi me më shumë universitete ku mësohet në gjuhën gjermane, e ku janë paraparë shkëmbime të studentëve dhe asistentëve tanë. Prania  e një qendre që ofron kurse të tilla në Universitetin tonë është privilegj për ne, të jemi në gjendje t’u ofrojmë studentëve, stafit tonë por edhe shoqërisë në përgjithësi mundësinë për vijimin e kurseve dhe fitimin e certifikatës së nevojshme për udhëtim në Gjermani” u shpreh prorektori për arsim, prof. dr. Agim Vela.
Prorektori për shkencë doc. dr. Agim Shabani informoi përfaqësuesit e organizatës për infrastrukturën e USHT-së dhe informoi se Universiteti ka kapacitet dhe është në gjendje t'i organizojë këto kurse, sigurisht në bashkëpunim me stafin ligjërues nga Gjermania.
 “Duke marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve shqiptarë e të tjerë nga Maqedonia në Gjermani si dhe kufizimet për studime e për leje qëndrimi, kjo iniciativë është mjaft e qëlluar dhe ekzistimi i kësaj mundësie është më se i domosdoshëm.” u shpreh prorektori Shabani.
Znj. Sadija Klepo nga Organizata “Ndihmë prej njeriut tek njeriu”  u shpreh optimiste për këtë projekt. “Pas 1 marsit me disa ndryshime të iniciuara nga vetë kancelarja gjermane Merkel, mundësohet organizimi i kurseve të integrimit për gjuhë gjermane si gjuhë e huaj edhe në shtete tjera jashtë Gjermanisë nga më shumë organizata të licencuara nga Ministria e arsimit. Ne besojmë fuqishëm se me kushtet e ofruara nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe vullnetin për të realizuar këtë projekt, shumë shpejt do të inaugurojmë Qendrën për kurse të gjuhës gjermane në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me të drejtë dhënie të certifikatës A1. Projekti do të jetë edhe më i gjerë dhe parasheh edhe trajnimin e asistentëve dhe studentëve nga USHT-ja në qendrën e gjuhëve të organizatës në Mynhen.” tha znj. Klepo. “

 

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu