Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KONFERENCA E V E REKTORËVE TË UNIVERSITETEVE TË BALLKANIT

 

Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti mori pjesë në Konferencën e V-të të rektorëve të universiteteve ballkanike që u mbajt në Tiranë më 28-29 Mars 2008.

Konferenca u pëshëndet nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, ET Z.Saba D’Elia, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Z. Genc Pollo i cili foli për reformat në arsimin e lartë, qëllim kryesor i të cilave është integrimi organik, në të gjitha planet, i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, për të krijuar sistemin e shkencës, në qendër të të cilit do të jenë universitetet.

 

Rektorë dhe përfaqësues tjerë të universiteteve nga Ballkani dhe Italia para të pranishmëve  u paraqitën me kumtesa dhe prezantime të ndryshme lidhur me temën e konferencës ”Procesi i Bolonjës dhe kërkimet”.

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.dr. Sadi Bexheti në kumtesën e tij u përqendrua në prioritetin e bashkëpunimit ndëruniversitar ku ndër të tjera potencoi “Universitetet duhet të zhvillojnë mekanizma dhe metoda që do të mundësojnë vendosjen më të lehtë të bashkëpunimit ndërkombëtar. Evropën nuk duhet perceptuar dhe kuptuar si një konglomerat financiar dhe ekonomik respektivisht si Euro-monedhë: Evropa duhet të jetë Evropë e diturisë. Që ky slogan të jetë vlerë parësore e sistemit të vlerave që i kultivon Bashkimi Evropian Universitetet duhet të forcojnë dhe të ndërtojnë dimensione intelektuale, kulturore dhe teknologji inventive”.

Në konferencë morën pjesë të gjithë universitetet nga Shqipëria, universitete të ndryshme nga Italia si: Universiteti i Padovës, Maceratës, Triestës, Universiteti politeknik i Milanos, Universiteti i Ferarës, Barit etj.

Në fund të konferencës dyditore u mbajt edhe Tavolina e rrumbullakët e Rektorëve të Universiteteve të Ballkanit ku edhe u nënshkrua deklaratë e përbashkët, deklaratë kjo e cila synon harmonizimin e sistemit akademik, respektivisht internacionalizimi i arsimit sipëror, shkëmbim të përvojës ekzistuese me të cilën disponojnë universitetet, me diploma të përbashkëta, me iniciativa të përbashkëta hulumtuese etj.

Kjo konferencë është organizuar nga Ambasada e Italisë me përkrahje të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe ministrive tjera përkatëse si dhe organizata tjera nga vendi dhe Italia.

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu