Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
ALEANCA FRANCEZE NË TETOVË KA FILLUAR ME ORGANIZIMIN E CIKLIT TË KONFERENCAVE
Këto konferenca mbahen nga Z. Dominique Durand, asistent teknik në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve në Shkup. Secila konferencë do të fillojë në orën 14:00 dhe do të zgjasë 45 minuta. Ato do të jenë të hapura për studentët e Fakultetit Juridik dhe Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge, të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Studentët që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të regjistrohen së paku 5 ditë para çdo konference duke dërguar e-mail në adresën elektronike të Aleancës Franceze: aft@aft.org.mk Data, vendi, tema, dhe gjuha në të cilën do të përkthehet ligjëratat, janë të shpallura në Programin e këtyre Konferencave. Më 26.02.2008, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, u inaugurua sesioni i parë i ligjëratave të Z. Dominique Durand, asistent teknik në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve në Shkup. Këto ligjërata organizohen nga Aleanca Franceze, në bashkëpunim me Zyrën për marrëdhënie ndërkombëtare pranë USHT-së.
Ligjërata në fjalë shqyrtoi temën e Transportit të drogës dhe aspektet ligjore. Për informata shtesë rreth itinerarit të ligjëratave, regjistrimit të pjesëmarrësve dhe temave që do të shtjellohen në ligjëratat tjera, drejtohuni te Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare, në Rektoratin e USHT-së.
P R O G R A M I I K O N F E R E N C A V E
Zyra për informim e USHT-së
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu
