Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prof. Wolf R. Eichler ligjëroi në USHT

 

Tetovë, 29 shkurt - Prof. Wolf R. Eichler nga Universiteti i Shekncave të Zbatuara të Shtudgardit, njëherit udhëheqësi i Laboratorit për testim të materialeve ndërtimore në këtë Universitet, ka mbajtur ligjërata në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT).
Prof. Eichler, ligjërues i lëndës së konstruksioneve të betonit dhe teknologjisë së betonit, ka ligjëruar para studentëve të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, programit studimor të ndërtimtarisë.
Gjatë qëndrimit ai është pritur nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti.


“Përveç përgatitjes teorike, theks të veçantë për ne ka edhe përgatitja praktike e studentëve. Eksperienca juaj për ne është e mirëseardhur, sidomos në drejtim të krijimit të standardeve të cilat kërkohen nga BE-ja për ndërtim”, tha prof. dr. Bexheti. Në vazhdim ai ka potencuar se është mjaft i kënaqur me bashkëpunimin me Universitetin e Shtudgardit, sidomos me ligjëruesit që ligjërojnë në USHT. “USHT-ja ka filluar me fazën e parë të ndërtimit të Laboratorit për testim të materialeve ndërtimore. Ndihma juaj për ne tashmë është më se e nevojshme” tha Rektori prof. dr. Bexheti.
“Jam në gjendje të ofroj gjithë potencialin tim për të ndihmuar në realizimin e këtij qëllimi. Laboratori është më se i nevojshëm, meqenëse për përgatitje të mirëfilltë të studentëve në këtë drejtim duhet që ata të një pjesë të orëve t’i kalojnë në laborator”, ka thënë prof. Eichler.
Duhet theksuar se përveç përgatitjeve teknike, USHT-ja është duke përgatitur edhe kuadër adekuat në Universitetin e Shtudgardit, ku ata do të pajisen me përgatitjen e nevojshme arsimore për hapjen e laboratorit.    

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu