6

 

R E A G I M

Arbër Celiku, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në degën e gjuhës gjermane, lidhur me reagimin në gazetën e përditshme “Koha” në Shkup, që është publikuar më 7 prill 2007 (e shtunë), me titull: “Nga nëntori jam në Gjermani, e jo në USHT”, në një pasus të këtij reagimi, thuhet: “Ata gjithashtu e dinë se unë nga nëntori i vitit të kaluar nuk jam më në marrëdhënie pune as part-time në USHT, por në Gjermani, ku punoj në Universitetin e Mannhaimit si asistent për projekte kërkimore-shkencore dhe doktoroj për së dyti herë”.

Bëjmë të ditur opinionin e gjerë se Arbër Celiku është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në degën e gjuhës gjermane dhe ligjëron në lëndën Bazat e Gramatikës për vitin e parë dhe të dytë. Personi në fjalë ka kërkuar që të udhëtojë për në Gjermani, konkretisht në Universitetin e Mannheimit që të doktorojë, por s’ka bërë kërkesë për largim nga puna në Universitet, ndërkohë as Universiteti nuk e ka pushuar nga puna. Duhet theksuar se Arbën Celiku që nga nëntori i vitit të kaluar e deri në shkurt të këtij viti ka marrë rrogë nga ky universitet, si profesor i Degës së gjuhës gjermane dhe për këtë ekziston dokumentacion përkatës. Zyra për informim e USHT-së

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.