6

 

 

R E A G I M

Ne lidhje me shkrimin e publikuar ne faqen elektronike te BDI-se, me titull: “USHT-ja dhe bastardimi i vlerave te tij nga xhahilat e kuq”

          Lidhur me shkrimin e publikuar ne faqen zyrtare te Bashkimit Demokratik per Integrim, me titull: “USHT-ja dhe bastardimi i vlerave te tij nga xhahilat e kuq”, te dates 16. 02. 2007, ne pjesen ku thuhet, e citojme: “E pyesim Haxhuzen e Gostivarit nese ka njohuri per pergjigjen qe i ka ardhur Ministrise se Arsimit dhe Bashkesise Islame te RM-se nga Universiteti i Al-Az `harit?, konkretisht nga “ Drejtoria e pergjithshme per ceshtje te arsimit “ ku nder te tjera thuhet, po e citojme nje pjese te pergjigjes  "...ju informojme se diploma nr. 460 e z.Ferat Polisit nuk eshte origjinale dhe emri i tij nuk figuron ne mesin e shtetasve te diplomuar nga Republika e Maqedonise”. E bejme te ditur para opinionit se personi ne fjale, doktori i shkencave Ferat Polisi, ne Universitetin “Shen Cirili dhe Metodi” ne Shkup, e ka mbrojtur tezen e magjistratures me teme: “Mesimet baze dhe etika sofiste”, si dhe disertacionin e doktorates me teme: “Parimet dhe normat etike ne filozofine Islame”, me te cilen ka fituar diplomat perkatese per thirrjet shkencore magjister, perkatesisht doktor i shkencave te filozofise ne Fakultetin Filozofik te Universitetit “Shen Cirili dhe Metodi” ne Shkup, te cilat kane qene te nevojshme per ta fituar te drejten ligjore per te qene ligjerues ne Universitetin Shteteror te Tetoves.

Sic rezulton nga dokumentacioni i kandidatit, dr. Ferat Polisi, ne dosjen e deponuar ne organet e Universitetit Shteteror te Tetoves, ne baze te AKTVENDIMIT numer 1106-290/3, te dates 10.07. 1996, leshuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit te Shkupit deshmohet se posedon diplome te vlefshme nga Universiteti “El – Az’har” i Kajros, me te cilen kandidatit te lartpermendur i eshte mundesuar vazhdimi i studimeve pasuniversitare ne Universitetin e Shkupit, ku edhe ka fituar thirrjen shkencore doktor i shkencave te filozofise, prandaj eshte angazhuar me detyre pune si ligjerues ne Fakultetin e Shkencave Humane dhe Arteve te USHT-se, duke i plotesuar te gjitha kushtet e parapara me Ligjin per arsimin siperor te RM-se, prandaj edhe nuk e ndjejme per obligim ta informojme opinionin e gjere per punet te cilat i takojne Inspektoratit te Arsimit dhe organeve te tjera te administrates shteterore

.

Sa per ta demantuar shkrimin e lartpermendur, qe eshte me tendence negative per ta degraduar punen dhe aktivitetin e organeve drejtuese te USHT-se, me poshte i prezantojme kopjet autentike te diplomave per thirrjet shkencore, magjister dhe doktor i shkencave te filozofise, si dhe Aktvendimin per nostrifikim te diplomes te fakultetit, e cila kontestohet nga autori i shkrimit ne fjale.

 

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.